Eko Higjiena

Për një imunitet të fortë, portokall dhe kivi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kombinimi i portokallit dhe kivit mund të merret në formën e një sallatë frutash ose ju mund t’i shtrydhni ato në pjesë të barabarta.

Si portokalli, ashtu edhe dhe kivi bëjnë pjesë në kategorinë e frutave acide, ndaj kjo është arsyeja pse ata kanë një ndërveprim të veçantë mes tyre. Frutat acide nuk duhet të konsumohen të shoqëruar me fruta të ëmbël, shalqi, bishtajore, ose niseshte.

Kujdes duhet bërë edhe kur frutat acide kombinohen me perime, yndyrna dhe fruta të pasur me yndyrna. Frutat acide kombinohen mirë edhe me zarzavatet me gjethe, proteina, dhe me frutat gjysëm acide. Për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të ujit, fruta acide tentojnë të treten shumë shpejt dhe kjo përbën një vlerë të shtuar për sistemin tretës.

Kivit dhe portokallet kanë përmbajtje të ulët natyrale të kalorive dhe janë të pasur me sunstanca ushqyese shumë të dobishme. Të dy frutat kultivohen me sukses në Shqipëri, por nëse agrumet janë një nga frutat historike të rajonit tonë, kivit janë nga kulturat e reja që kanë gjetur hapësirë të përshtatshme në vend.

Për një imunitet sa më të fortë ju duhet të konsumoni sasi të caktuar të këtyre frutave, ja një recetë e thjeshtë:

3 kivi

Eco Higjiena

2 portokalle

1 limon

5 lugë gjelle me kos

Përgatitja:

Marrim kivit i pjekim për disa minuta, më pas i qërojmë dhe i presim në feta të holla. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me limonin dhe portokallet. Më pas sëbashku me kosin i hedhim në blender(shtrydhëse frutash), i bluajmë për disa minuta derisa të përfitojmë një pije të trashë kremoze. E shërbejmë në gotë sigurish. Tani në periudhën e dimrit, mund ta konsumojmë në temperaturën e mabientit. Ndërsa në stinën e verës, i hedhim kuba me akull.

Mbi të gjitha, të dyja frutat e mësipërme janë produkte cilësore të tokave shqiptare, me vlera dhe freski të garantuar. Dhe kështu kemi përfituar një pije të shijshme dhe mjaft efikase!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.