Eko Higjiena

Për nëntë muaj, Kosova ka shënuar rritje në të hyrat buxhetore prej 7.8%

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Financave, Avdulla Hoti ka bërë të ditur se të hyrat buxhetore për periudhën janar-shtator të këtij viti kanë shënuar rritje prej 7.8 për qind, në krahasimi me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Hoti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, gjatë informimit të kabinetit qeveritar lidhur me të hyrat buxhetore, ka thënë se kjo rritje ka ardhur si rezultat i shtimit të aktiviteteve ekonomike, transmeton lajmi.net.

UBT

“Të hyrat e përgjithshme buxhetore gjatë periudhës janar-shtator kanë arritur 1 miliardë e 65 milionë euro, që është një rritje prej 7. 8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kryesisht si rezultat i aktivitetit të shtuar ekonomik në Kosovë. Të hyrat nga taksat kufitar kanë arritur në 680.3 milionë euro që është 7.3 për qind me shumë krahasuar me vitin paraprak. Kontributin me të madh në këtë e kanë dhënë të hyrat nga akciza dhe TVSH-ja. Të hyrat e arketuara në vend janë rritur për 11.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të viti paraprak dhe kanë arritur në 246.1 milionë euro që është 72.4 për qind e planit vjetor”, tha Hoti.

Hoti tha se kanë pasur një ngecje prej 14.5 për qind të të hyrave vetanake të komunave, si dhe nga dividenta e PTK-së, që është paraparë për këtë viti t’i marrin 30 milionë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.