UBT

Për nderë të “Ditëve të Diasporës” u hap Panairi dy ditor “T`i ruajmë vlerat tona tradicionale”

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Në kuadër të Manifestimeve me rastin e “Ditëve të Diasporës”, në Viti është hapur Panairi i nëntë me radhë tradicional regjional “T`i ruajmë vlerat tona tradicionale”. Ky aktivitet i cili organizohet nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me Grupin e Veprimit Lokal “Vitia” dhe organizatës IKC (Iniciative for Kosovo Community), ka për qëllim mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të promovojë ndërmarrjet vendore dhe ndërmarrësin, si dhe në krijimin e ndërmarrjeve të reja e sidomos tek femrat.

Ky Panair i prodhimeve vendore, gjithashtu ka për synim që të forcojë bashkëpunimin dhe të rris partneritetin mes prodhuesve vendor dhe institucioneve komunale. Duke bërë hapjen e këtij panairi, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, tha se komuna e Vitisë njihet si rajoni i kultivimit të vlerave tradicionale në shumë fusha, por më shumë njihet në prodhimet bujqësore siç janë kulturat lavërtarie, pemëtaria, perim-kultura, bletaria, blegtoria, si dhe atë të trashëgimisë kulturore.

Ai më tej theksoi se qëllimi i këtij panairi, është ruajtja dhe promovimi i prodhimeve tradicionale, si dhe fuqizimi i fermerëve dhe bizneseve që veprojnë në rajonin e Anamoravës.

HW

Në Gjithashtu për rendësin e organizimit të Panairit por edhe promovimit të prodhimeve, foli drejtori i Departamentit të këshillimoreve për bujqësi dhe zhvillim rural Hysni Thaqi, Fjolla Raifi menaxhere e projektit ReLOaD, si dhe Fadile Demelezi nga GLV e Vitisë.

Pjesëmarrësit dhe prodhuesit e këtij panairi, prezantuan prodhimet e tyre nga sektori i bujqësisë, industrisë ushqimore, bletari, kopshtari, artizanale etj.

Panairi do të jetë i hapur sot dhe nesër me 2 gusht./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.