Eko Higjiena

Për migrimin ilegal, fajtore është politika

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Gani Sadiku – Migracioni është shndërruar tashmë në një dukuri të zakonshme, që në një formë a një tjetër prek të gjitha shtresat e shoqërisë në mbarë vendin. Dimensionet dhe ndikimi i tij, janë të konsiderueshme si në aspektin shoqëror, familjar dhe atë individual.

Nuk është e vështirë të identifikosh pse largohen njerëzit.

Gjatë krejt historisë së migrimeve është e njohur se migrimet bëhen për arsye të ndryshme, por dominon më së shumti migrimi për kushte më të mira ekonomike, për veten dhe familjen, dhe duke mos pasur asnjë alternativë tjetër në vendin e tyre.

Por me zhvillimin e mjeteve të transportit dhe telekomunikacionit janë rritur mundësitë e lëvizjes dhe njerëzit kanë më shumë lehtësi për të shkuar nga një vend në tjetrin.

Mungesa e fuqisë punëtore në vendet e zhvilluara europiane ( për shkak të rënies së lindshmërisë), dhe zhvillimi i ulët ekonomik në Kosovë, janë dy arsyet kryesore dhe që kanë një emërues të përbashkët për migrimin e të rinjëve. Por gjithashtu ky mund të jetë edhe një efekt psikologjik i ikjes “ikën të gjithë do të iku edhe unë”, nga se shqiptarët shquhen si komb euforik që “nxehet” shpejt dhe më pas lëvizë në drejtime të pa kontrolluara, dhe “ftofet” po ashtu shpejt dhe nuk ka kush që e lëvizë nga vendi.

“Sipas statistikave të fundit që posedon Ministria e Arsimit thuhet se është një shifër alarmuese e nxënësve që kanë lënë bankat shkollore. Janë afro 5200 nxënës nga e gjithë Kosova që tashmë kanë emigruar” por jo zyrtarisht thuhet se ky numër është shumë më i madhë, duke qenë se flukset e migrimit kanë qenë kaotike, klandestine, dhe të pa regjistruara, nuk ka një numër të saktë të migrantëve.

Kjo lëvizje e njerëzve që si destinacion kanë kryesisht vendet e BE-së, nxjerr në pah një numër të madhë të gabimeve që ka bërë politika dhe politikanët e pa përgjegjshëm 15 vite pasluftës, ku pos varfërisë, edhe politika e keqe e qeverisë së Kosovës ( e cila u udhëhoq nga krahu kryekëput majtist prej pavarësisë e këndej) ndikuan në masë të madhe në pasigurinë e qytetarëve të vendit.

Si pasojë e krejt kësaj me 6 muaj vonesë, pas zgjedhjeve, u formua një qeveri e cila me pataten e ngrohët në dorë e ka vështirë t`i menaxhoj krejt këto pakënaqësi që kanë shpërthye tek qytetarët e rëndomtë.

Hidromorava

Qytetarët e Kosovës u ngritën në protesta të cilat ishin shumë të nevojshme për ti kundërshtuar të këqijat të cilat në mënyrë permanente na i ka sjellur politika.
Por nga ana tjetër po duket që protestat janë influencuar nga njerëzit e “fortë”, dhe po marrin kahe dhe ngjyrime politike të cilat përpiqen padrejtësisht ta përqendrojnë vëmendjen në dy çështje më pak të rëndësishme në krahasim me problemet që i ka sot Kosova. As unë por asnjë qytetar nuk mund të presim gjëra më të mira nga serbët (siç është Jabllanoviqi) dhe nga Serbia.

Në institucionet e Kosovës deri dje, kanë qenë në poste udhëheqëse, serb, të cilët sot akuzohen për vrasje të shqiptarëve në luftën e fundit. Unë jam në anën e protestuesve me”asht e me rrasht” por mendoj se protesta do duhej të bëhej për 1001 arsye që e mundojnë qytetarin e këtij vendi.

Një shtet rrezikohet seriozisht kur ngriten në këmbë të gjithë, duke përfshi edhe shtresën më të ngritur të kombit “intelektualët” për të “ç’nukur” çka të munden prej shtetit. Kështu është duke vepruar sektori i arsimit me bojkotet e mësimdhënësve të paralajmëruara në ditët e ardhme.

Nga ana tjetër as protestat e veteranëve nuk duken në esencë që janë bindëse dhe serioze, dhe para së të protestojnë ta vëjnë gishtin në kokë.

Veteranët para se të protestojnë një here, duhet të mendojnë dy herë. Duke qenë në krye të qeverisë së Kosovës, për 7 vite pas pavarësisë, krahu i luftës, e sollën vendin në gjendjen më të mjerë ekonomike.

As ne si popull, por as bashkësia ndërkombëtare, nuk jemi fajtorë për krimin e organizuar të një shkalle të tillë dhe korrupsionin galopant që është shëndrruar në një njollë të zezë të një faqeje të ndritur të historisë tonë të lavdishme. Nuk duhet të përjashtohen nga përgjegjësia as liderët e partive të cilët jo vetëm që u pasuruan vet, por u dhanë hapësirë edhe krahut për rreth që duke qenë mbi ligjin të pasurohen në mënyrë marramendëse.

Natyrisht se këtë pasuri nuk e kanë bërë me djersë, por duke u thirrur në emër të kauzës së madhe të luftës dhe lirisë, erdhën në pushtet, e po ashtu më pas, në emër të kësaj lufte, plaçkitën vendin dhe ardhmërinë e brezave./rajonipress/