HW

Për Luginën e Preshevës bisedohet në Bruksel

/ 2 minuta lexim
HW

Përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginën e Preshevës e kanë mirëpritur idenë e Qeverisë së Kosovës që çështja e tri komunave shqiptare në Serbi të jetë pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd. Në Kosovë kjo ide konsiderohet e vonuar nga analistët politikë dhe nga partitë opozitare.

Deklarata e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, që Lugina e Preshevës duhet të bëhet temë diskutimi në Bruksel, është përshëndetur nga përfaqësuesit e shqiptarëve në Kosovën Lindore.

Sipas tyre, një gjë e tillë do të duhej të bëhej qysh moti, megjithëkëtë siç janë shprehur ata, gjithmonë ka hapësirë për diskutimin e çështjeve të tilla.

Ata madje, janë shprehur optimistë se një gjë e tillë mund të ndodhë gjatë këtij viti, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e palës shqiptare në dialogun me Serbinë, kanë vlerësuar se për një gjë të tillë duhet të diskutohet dhe të merret një vendim, pasi që siç thonë ata, shqiptarët në Luginë janë plotësisht të diskriminuar.

E përderisa përfaqësuesit e opozitës thonë se çështja e Preshevës do të duhej të diskutohej qysh kohë më parë në Bruksel, analistët e konsiderojnë si një hap pozitiv këtë iniciativë.

ARKATANA

Kamberi: Lugina e Preshevës ka shumë probleme

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova duhet të përfshihet në dialog me Serbinë.

“Mendoj që ka ardhur koha që Kosova ta ndërtojë një pozicion të menduar mirë në raport me të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka deklaruar ai në një intervistë për medie.

E kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, e ka përshëndetur idenë që në Bruksel të diskutohet rreth Preshevës.

“E nevojshme ka qenë gjithmonë, kjo ide duhet të përshëndetet. Lugina e Preshevës ka shumë probleme që duhet të shikohen”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.