ARKATANA

Për leje qëndrimi në Perëndim, dëmtojnë imazhin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Imazhi i Kosovës në botë po dëmtohet nga vetë qytetarët e saj, të cilët për të marrë leje qëndrimi në shtetet e Perëndimit deklarojnë se janë të rrezikuar nga grupe të ndryshme të jetojnë në Kosovë. Një deklaratë të tillë e kishte bërë Bujar Huruglica, i cili kishte punuar si kontraktor për ushtrinë amerikane në Irak dhe Afganistan.
Shumë qytetarë të Kosovës në kërkim të një jete më të mirë po vazhdojnë të kërkojnë azil nëpër vende të ndryshme të botës.

Madje ndodh shpesh që japin deklarata të ndryshme për mungesë sigurie në vend si arsye e largimit të tyre dhe kërkimin e azilit, raporton KTV.

Rasti më i fundit është Bujar Huruglica, i cili për herë të parë tha se rrezikohet nga ekstremistët fetarë në Kosovë, andaj kërkoi status qëndrimi në Kanada.

Përveç se tha që ekstremistët islamikë ia kanë kërcënuar familje, Huruglica deklaroi se kishte kërkuar ndihmë edhe nga Policia e Kosovës, mirëpo kjo e fundit nuk ka bërë asgjë për ta mbrojtur.

HW

E, kjo nuk u ka pëlqyer aspak zyrtarëve të këtij institucioni. Thonë se Bujar Huruglica nuk ka kërkuar kurrë ndihmë nga ky institucion, e as nuk e ka njoftuar atë se po ndihet i kërcënuar.

Sadriu ka pohuar se Policia e Kosovës është e gatshme të ofrojë siguri për secilin qytetar.

Ndërkaq Bujar Huruglica, bashkë me gruan, vjehrrën dhe vajzën e lindur në Kanada po vazhdon betejën ligjore për të qëndruar në këtë shtet.

Gjykata Federale në Otava i ka refuzuar të premten qëndrimin në Kanada, por i ka dhënë mundësi për ankesë të re në pritje të shqyrtimit të fakteve të reja, transmeton Koha.net.
“Tmerrohemi vetëm me mendimin që mund të kthehemi në Kosovë. Nuk ka shaka me terroristët”, u kishte deklaruar Huruglica autoriteteve kanadeze. /Koha.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.