UBT

Për Kosovën dhe luftën kundër kancerit

/ 7 minuta lexim
FITORJA

Fotot e saj kanë bërë xhiron e botës. S’ka mbetur mashkull pa admiruar dhe femër pa u xhelozuar për format trupore të Vildane Zenelit. Por modelja kosovare ka edhe një jetë, një të shkuar, që nis në Prishtinë, vazhdon në kohën e luftës në Kosovë, pastaj me arratinë drejt Amerikës, diagnostikimi me kancer i së ëmës.

Vildane Zeneli u bë e famshme në Shqipëri kryesisht prej fotografive të saj nudo që bën xhiro të rrufeshme në çdo ekran kompjuteri. Por karriera e saj si modele ka nisur shumë kohë më parë. Vetëm pak kohë pasi u transferua në Amerikë, në moshë fare të re, e filloi më parë si hobi e pastaj modelimi u kthye në profesion. Vildania ka lindur në Kosovë, prej nga i është dashur të largohet për shkak të luftës së saj

Vildane, ku po jeton tani, me çfarë merresh?

Aktualisht jetoj nëpër avionë (qesh), sepse udhëtoj vazhdimisht për shkak të punës. Qytetet ku jetoj janë Nju Jorku dhe Los Anxheles. Kam disa projekte me të cilat jam duke u marr, pra i kushtoj të gjithë kohën time, midis të punuarit si modele dhe nisjen e karrierës sime muzikore e gjithashtu të shkruarin e një libri. Një program vërtet i ngjeshur.

Prej sa kohësh po punon si modele? Cila ishte puna e parë në këtë fushë?

Punoj si modele që në moshën 12 vjeç. Puna ime e parë si modele profesioniste ka qenë për fushatën e reklamave të “Tommy Hilfiger”. Isha fort e lumtur për këtë bashkëpunim, sepse gjithmonë më kanë pëlqyer veshjet e tij dhe e admiroj si stilist.

Ke lindur në Kosovë. Kur u largove prej saj, pse?

Kam lindur në Prishtinë, Kosovë, familja ime dhe unë u detyruam të largoheshim nga vendi si shumë të tjerë në Kosovë për shkak të luftës. Fillimisht jetuam në Maqedoni dhe më pas u zhvendosëm në Nju Jork.

Në medie është shkruar se je duke shkruar një libër autobiografik për jetën tënde në Kosovë. Kur do botohet?

Është e saktë, shumë njerëz janë të interesuar për historinë e jetës sime para luftës në Kosovë, gjatë luftës dhe se si unë dhe familja ime ia nisëm nga zeroja në Amerikë, nuk dinim asnjë fjalë anglisht, nuk njihnim askënd, ishte një vend krejt i ri, kulturë tjetër, njerëz të rinj, nëna ime u diagnostikua me kancer në gji, babai im bëri një transplant të zemrës, ndërsa mua m’u desh të punoja dhe të përpiqesha shumë që të harroja traumën që kisha kaluar në Kosovë, kur isha fëmijë, ishte një fillim vërtet shumë i vështirë.

GRANDEMALL

Do të shkruhet shumë për jetën time, por është një libër që flet për mbijetesën dhe ka një kthesë pozitive, aty do të flas për suksesin tim dhe se si nuk u ndala asnjëherë së punuari fort për të arritur këtu ku jam sot…. Është për të qeshur, njerëzit më njohin për një vajzë si modele dhe që ka tonelata me foto, por ata nuk njohin kush jam unë në të vërtetë dhe dua të mundohem të lidhem me njerëzit që ata të më njohin se kush jam. Dua që ata të krijojnë një përshtypje dhe të kuptojnë se jam si çdo qenie tjetër njerëzore. Gjithsesi, më duket se dhashë shumë informacion. Jam tepër e entuziazmuar që më është dhënë mundësia të shkruaj këtë libër, mendoj se do të jetë tepër ndikues.

A je ndier ndonjëherë e persekutuar, sepse ishe e huaj e jo amerikane?

Fillimi ishte një eksperiencë e tmerrshme, vazhdimisht ngacmohesha nga vajza të tjera në shkollën time, sepse isha e huaj, ato më quanin shpesh refugjate dhe më thoshin që duhet të kthehesha në vendin nga kisha ardhur, më shkulnin flokët dhe më shtynin sepse isha një shënjestër e lehtë. Sepse isha e re dhe sepse nuk njihja askënd… Isha vërtet e mërzitur, shkoja në shtëpi duke qarë çdo ditë, në të njëjtën kohë nëna ime u diagnostikua me kancer në gji dhe po trajtohej me kimioterapi, më pas doli se kishte mastektomi që do të thoshte se duhet ta hiqte komplet gjirin… Praktikisht unë për dy javë shkoja e flija gjatë gjithë kohës në spital pranë nënës sime dhe të nesërmen në mëngjes më duhej të shkoja menjëherë në shkollë… Askush nuk më kuptonte atë që po kaloja, fëmijët në Amerikë ishin shumë të ashpër. E vetmja gjë që doja t’u thosha ishte se unë kisha mbijetuar nga një luftë dhe isha kaq e traumatizuar dhe se nëna ime ishte me kancer. Kjo ishte shumë për mua për t’u përballur. Nuk doja t’u tregoja prindërve të mi se në shkollë abuzonin dhe më ngacmonin vajzat, sepse kisha frikë se nëna ime do të stresohej edhe më shumë dhe se do ta humbja, kështu që i mbajta të gjitha për vete.

A është modelingu burim i mirë parash?

Modelimi është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, sepse ma hoqi mendjen nga lufta, nga nëna që po luftonte kancerin dhe nga fëmijët që më ngacmonin në shkollë. Kjo më bëri të ndihesha e bukur dhe më hapi shumë dyer. Isha e vetmja vajzë në shkollë që asokohe jetonte në Bruklin dhe në të njëjtën kohë punonte si modele në Manhatan… Papritur u bëra vajza më popullore në të gjithë shkollën dhe ishte një ndjenjë shumë e bukur… Deri tani kam ecur shumë mirë dhe po modelimi ma ka siguruar jetën financiarisht, por sigurisht duhet ende të vazhdoj të punoj dhe të arrij edhe më shumë.

Ke thënë se ke edhe projekte muzikore…

Po, kam nënshkruar me Universal Music Group dhe aktualisht po punoj për albumin tim dhe jam vërtet shumë e emocionuar që të gjithë do të dëgjojnë këngët e mia së shpejti, është një ëndërr e madhe e jetës që po bëhet realitet… Gjithmonë kam dashur të bëhem këngëtare, por më në fund kam mundësinë që ta bëj këtë në mënyrën e duhur dhe me njerëzit e duhur, kam skuadrën më të mirë që punoj, mezi po pres të hedh në treg singëllin tim të parë me këngëtarin will.i.am nga grupi Black Eyed Peas.

Ç’projekte ke?

Do të xhiroj një reklamë të re për Chrysler, meqë jam imazhi i kompanisë, do të xhiroj një fushatë reklamash për “Beats by Dre”, dhe do të vazhdoj të merrem me muzikën time në pritje të shtëpisë diskografike të hedhë në treg singëllin tim të parë. (Me shkurtime nga Panorama)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.