Për Komunën e Kamenicës viti 2016 do të jetë financiarisht viti më i vështiri
Kamenicë – Anëtarët e këtij komiteti ishin të shqetësuar me buxhetin e paraparë të komunës për vitin 2016, duke e konsideruar si tejet të kufizuar. Për Besnik Rrudhanin, ky do të jetë viti më i vështirë për komunën e Kamenicës sepse shumë projekte nga kërkesat e qytetarëve nuk do të mund të realizohen me mjetet e parapara.
Rudhani poashtu e shtroi pyetjen se si nuk ka mjete të parapara nga grandet qeveritare për investime kapitale, prandaj si mundësi e sheh bartjen e ca mjeteve nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve për investime kapitale.
Sipas zyrtarit kryesor financiar për buxhet dhe financa Naser Hashanit komuna e Kamenicës hynë në minus në kategorinë për paga me 830.000 euro.
Megjithatë shprehu besimin se kjo çështje do të zgjidhet nga ana e qeverisë. Për Ruzhdi Bashën edhe Florim Kryeziun, për të rritur buxhetin komunal, duhet të shfrytëzohen burimet e brendshme e me një angazhim edhe të drejtorive për vjeljen e mjeteve.
Kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku, ishte dakord që edhe tri pikat të propozuara nga anëtarët e KPF-së, të jenë pika të rendit të punës./rajonipress/


