Fundamenti

Për komandantin e veriut s’pyetet drejtori i Policisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një udhëzim administrativ që e kishte firmosur në fillim të korrikut ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i jepte një varg kompetencash drejtorit të përgjithshëm të Policisë, në procedurën për emërimin e komandantit policor të veriut.

Por, dokumenti është shfuqizuar me një tjetër udhëzim administrativ që mban datën 22 korrik, në të cilin drejtori zhvishet prej çfarëdo kompetence në këtë procedurë, shkruan “Koha ditore”. Ministria nuk ka pasur një përgjigje për këtë veprim. E, në Kuvend kanë thënë se udhëzimi administrativ është në kundërshtim me Ligjin për Policin.

Uji Dea

“Para se të ndodhin veprime të tilla, ne si komision kemi konsideruar se duhet vepruar në bazë të ligjit, ndërsa në bazë të marrëveshje është ikur nga ligji bazik, i cili saktësisht përcakton detyrat e drejtorit dhe emërimit të komandantit të Policisë Rajonale”, ka thënë Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit parlamentar për punë të brendshme. “Ka diskrepanc në mes të ligjit dhe udhëzimit që është nxjerr, prandaj të gjitha ato që kanë qenë çështje të Marrëveshjes janë edhe tejkalim i bazës ligjore”, ka shtuar ai. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.