HW

Për ju o rreze të lirisë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Hysen Këqiku – (Tefik dhe Hanëmshahe Zymberit dhe të gjithë të rënëve për liri)

Shira heshtjesh rridhnin si pika loti
Natën nuk shndriste hëna e zbehur
Edhe diellin e zinin retë
Kur kukuvajkat kobëzeza
Thurrnin ditë zish për ne
Ti Tefi e Nushe udhëtonit me barrën e shpirtit
Bënit rrugë
si rruga e shkronjave
të alfabetit shqip nëpër histori

Errësirën e gjuajtët me shkronja
me zanore e apostrofa kushtrimesh
Morrët në dorë flakadanin e lirisë
Udha nuk u ngushtohej
Hapi juaj i rëndë si peshë guri
U bë dridhje e tokës
Nën këmbët e armikut

Tefik biri besnik e tokës së përvuajtur
Çdo skaji të Kosovës ia dijte dhimbjen
Çdo fshat e kishe në palët e kujtimit
Çdo qytet e përshkove me këmbë e pëllëmbë

ARKATANA

Tefik – Azem Bejtë Drenica – i dytë
Hanëmshahja Shote Galica po si ajo vetë
Bac e Shotë
Shotë e bac
Nën gjëmën e bubullimave
Nën lëbyrjen e vetëtimave
Pas shkronjave të alfabeit vrapoje
Pas lirisë së shkollës shqipe
I trupove pash më pash
Se ishe burrë prej trimash

Grafite kudo bëre
në shkëmb e në gurë
ngriteshe në lavdë nënash
madhështor mbete o flamur
. . .
Dhembje e nënave
Vaj i motrave
Grisja e shamive të nusërisë
Për bijt
Djemt
Burrat
Në arkivole
Nga ushtrija armike nga ushtrija vrastare
Pushka e jote u bë kushtrim
Pushka e jote u bë legjendë
Si thirrja e Gjeto Bashe Mujit
Te kroi i mrizeve
Te lugjet e Verdha
Te Verbica e bacalokëve
Me simbolin UÇK

Nushe oj forcë – nëneje shqiptare
Ku e more gjitha atë turr trimëreshe
Po e dijmë, o të gjithë e dijmë
Në zemrat e nënave loçkë
Në zemrat e gjyshërve heheheeej!
O burra përpara o sot e kurrë
Ta këpusim zingjirin e robërisë
Për nënëloken Dardani

Për liri, për liri!….
O trimat e tokës loçkë
O ju që frymuat dhe dhatë jetën për liri
Për ju edhe zogjtë e malait këndojnë këngë
adhurimi
Për ju edhe peshqit në det e lumë këndojnë këngë
lavdesh
Për ju gjithmonë do të këndohen këngë trimërishë
Për ju do të shkruajnë poetët
Për ju o bijtë e Dardanisë
Për ju o rreze të lirisë!…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.