UBT

Për incidentin mes nxënësve reagon Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në Kamenicë, e dënon incidentin në mes dy grupeve të rinjsh (nxënësve) të cilët janë përfshirë në një rrahje para hyrjes së Shkollës së Mesme Teknike Profesionale “Andrea Durrësaku” në Kamenicë, ku dy persona (nxënës) kanë marrë lëndime të rënda trupore nga goditjet me mjete të forta.

Incidenti ka ndodhur në mes të ish nxënësve të përjashtuar të Gjimnazit “Zejnel Hajdini” nga Gjilani, të cilët ishin transferuar në Gjimnazin e Kamenicës dhe nxënësve të shkollës mesme profesionale “Andrea Durrësaku”.

Po atë ditë nxënësit nga Gjilani e kishin bërë tërheqjen e dokumenteve nga shkolla për t’i vijuar mësimet në shkollën e tyre të mëparshme në Gjilan.

Mobi Casa

Mirëpo, të njëjtën ditë, më 25 mars rreth orës 11:30 fill pas marrjes së dokumenteve nga shkolla, më 11:40 kanë shkaktuar incidentin. Vlen të theksohet se dy prej nxënësve të Gjilanit me vete kanë pasur mjete të ftohta (thika) me të cilat gjatë përleshjes i kanë therur dy nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike Profesionale “Andrea Durrësaku” në Kamenicë, të cilët janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Shoqëria e jonë duhet të hedh vështrimin më shumë te brezi i ri për të menaxhuar më mirë energjinë e tyre, eventualisht negative, në mënyrë që të shprehin vetveten në aktivitete kreative më pozitive që iu sjellin atyre performancë më të mirë mësimore dhe sjellje pro sociale.

Numri i madh i nxënësve nëpër klasa, mungesa e pedagogëve dhe psikologëve nëpër shkolla, mbikëqyrja jo e mjaftueshme e prindërve, si edhe disa faktorë po ndikojnë në një situatë të tillë çfarë po paraqitet nëpër shkollat e Kosovës thuhet në reagim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.