United Hospital

Për Herolindën, politika është “sport” i shtigjeve të gjata

/ 3 minuta lexim
HW

„Me rëndësi është që kam filluar të merrem me politikë. Prandaj nuk do të ndalem”, thotë për albinfo.ch, Herolinda Avdili-Rexhepi

Në mesin e 15 emrave shqiptarë me rrënjë nga Kosova e Maqedonia që në garën e tyre për Parlamentin Nacional, kanë zgjedhur CVP-PDC-në, subjektin politik që mbështetet në vlerat kristiane, është edhe Herolinda Rexhepi.

22-vjeçarja ka tre vjet që merret me politikë dhe është e vetëdijshme se shanset për të fituar janë të vogla, por thotë se është e re në moshë dhe ka kohë që të zgjidhet herëve tjera. „Me rëndësi është që kam filluar të merrem me politikë. Prandaj nuk do të ndalem”, thotë për albinfo.ch, Herolinda Avdili-Rexhepi.

Komuniteti shqiptar të mendojë edhe politikisht

„Nëse zgjidhem deputete, do të angazhohem për familjen, si një prioritet i CVP-së, integrimin e të huajve në shoqërinë zvicerane, si dhe në fuqizimin dhe masivizimin e CVP-së si parti e vlerave demokratike”, përgjigjet Herolinda.

Ajo thotë se votuesit zviceranë me prejardhje të huaj duhet të mendojnë mirë që të jenë pjesë e politikës, duhet të votojnë, dhe duhet të inkuadrohen në shoqërinë zvicerane.

„Komuniteti shqiptar kohëve të fundit ka bërë përparime në aspektin e integrimit dhe shkollimit këtu në Zvicër. Unë konsideroj se janë pjekur kushtet që komuniteti shqiptar të mendojë dhe të veprojë politikisht”, mendon Herolinda.

„Në Zvicër, një person që e sprovon veten në politikë përfiton shumë, në radhë të parë në organizimin politik, i cili për ne shqiptarët është diçka e re, sidomos në zgjedhjet nacionale të këtushme”, thotë Herolinda Rexhepi.

KKVITI

Angazhimi në politikë, përvojë e mirë për Herolindën

Herolinda si kandidate për zgjedhjet nacionale për çdo ditë po bën përpjekje që tē përfitojë sa ma tepër nga elektorati duke e prezantuar projektin politik të CVP.

Ajo nuk ka pasur kurrë probleme si “sekonda” pasi që është e integruar mirë.

“Më e rëndësishmja për mua është që të jem një shembull i mirë për të gjithë ata që janë tepër pak të integruar”, kishte thënë në këtë ballafaqim zvicerania me rrënjë nga Kosova.

Herolinda Avdili-Rexhepi ka lindur dhe është rritur në Zvicër. Ajo ka mbaruar shkollën e pedagogjisë për njerëz me aftësi të kufizuara. Si hobi e ka pasur boksin. Ajo është aktualisht ndihmëse infermiere 22 vjeçare, prindërit e së cilës dikur moti kishin ardhur në Zvicër nga Kosova, vend i karakterizuar si mysliman. E martuar, e rritur dhe e natyralizuar në Solothurn. Politikania me prejardhje nga Kosova është angazhuar edhe në projekte humanitare, duke shpërndarë ndihma në Kosovë. Në politikë është inkuadruar prej vitit 2013, duke aderuar në partinë e të rinjve të CVP-së të Solothurnit.​

“Boks miqësor” me politikanin e EDU-së
Ditë më parë ajo ishte pjesë e serisë së ballafaqimeve të kandidatëve që përfaqësojnë vlera të kundërta në garën zgjedhore për Parlamentin e Zvicrës.

Me atë rast Herolinda ishte ballafaquar me Eduard Winistörfer (67 vjeç), shef shitjeje i pensionuar dhe kryetar kantonal i partisë EDU. Politika e tij orientohet nga dhjetë urdhëresat biblike dhe nuk dëshiron përhapjen e islamit në Zvicër. Te publiku ka lënë mbresa qëndrimi i saj i hapur për shumë çështje, në mesin e të cilave edhe për religjionin./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.