UBT

Për herë të parë premtohet Ligji për Mitrovicën, Haradinaj:Unë do ta realizoj këtë gjë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri në detyrë dhe i nominuar i koalicionit AAK-PSD për mandat të ri në krye të Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka premtuar se Mitrovica do të bëhet me ligj të veçantë, sikurse Prishtina dhe Obiliqi.

Këtë premtim ai për herë të parë e ka dhënë në Mitrovicë, në një tubim me qytetarë të këtij qyteti.

Haradinaj ka thënë se sikurse Prishtina si kryeqytet e Obiliqi si industri e prodhimit të energjisë, edhe Mitrovica ka specifikat e veta, prandaj meriton ligj.

“Shihni, i ka dy specifika. Specifikë e ka ndjeshmërinë e zhvillimeve të fundit, po i quaj pak më të vështira, të ndishme, tërësinë territoriale dhe 2 a e dini që Obiliqi merr pare direkt për faktin që qymyri që nxirret prej Obiliqit e prodhon energji, pra një përqindje i shkon komunës. Ne mundemi një përqindje të profitit të Trepçës mos me i çu në buxhet nacional, por me i lënë në komunë të Mitrovicës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se dy kandidatët për kryeministër që vijnë nga Mitrovica, Kadri Veseli i PDK-së dhe Vjosa Osmani e LDK-së, nuk kanë menduar asnjëherë që t’ia bëjnë këtë nder qytetit të tyre.

“Dy kandidatë që thonë janë të Mitrovicës, hala nuk iu ka shku mendja me bë një Ligj për Mitrovicën. Edhe çka ju thonë këtu, është kur është mirë PDK-ja, njani, thotë është mirë Mitrovica. Sa ke mirë PDK-ja, shkoi dëm Mitrovica. Qeta mushnu men e merrne vesh, se kështu iu ka dalë. Nëse s’e keni marrë vesh deri tash kur më”, ka pyetur Haradinaj.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.