UBT

Për Hatixhe Canën një muaj paraburgim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjilanit Ilmi Dalipi tha për rajonipress se i ka caktuar një muaj paraburgim zyrtares komunale në Kamenicë Hatixhe Canës.

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar një muaj masën e paraburgimit ish zyrtares komunale në Kamenicë, Hatixhe Canës. Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjilanit Ilmi Dalipi tha për rajonipress se ajo dyshohet për veprën penale “marrja e ryshfetit”.

Hatixhe Cana e ka pranuar veprën në polici dhe ka pranuar se i ka marr 1500 euro, por ka thënë se këto të holla i janë dashur për ta ndihmuar dikë që e ka të sëmurë në familje.

UBT

Cana sipas asaj që ka folur para gjykatësit Dalipi e ka mohuar faktin se ka kërkuar 10 % të shumës së tenderit siç e ka përshkruar i dëmtuari Enver Krasniqi. “Ajo nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë sepse unë vetëm i kam thënë palës se mund të të ndihmoj dhe nuk kam përmendur kurrfarë shume” ka thënë Cana.

Ndryshe Hatixhe Cana është arrestuar nga Policia së Kosovës më 26 gusht rreth orës 12:10. Të gjitha veprimet policore operativo-hetimore janë kryer bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit për simulimin e veprës “marrje e ryshfetit”.

E dyshuara , në ketë rast është arrestuar pasi që ka pranuar ryshfet në vlerë 1,500 € nga viktima, për një proces të tenderimit, dhe mjetet financiare që janë gjetur tek e dyshuara të cilat janë konfiskuar nga hetuesit./rajonipress/