Uji Dea

Për hajër Jakup

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Udhëheqësit e PDK’së nuk kanë dashur të flasin për deklaratat publike të Jakup Krasniqit se i përkrah zyrtarët e PDK’së që po themelojnë iniciativa qytetare nëpër disa qytete të Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK’së, Basri Musmurati ka thënë se nuk e kanë në plan të merren me Jakup Krasnqin dhe as me anëtarët e partisë që po themelojnë iniciativa qytetare.

“Për hajër i koftë. Unë nuk e kam ndërmend të merrem me këto fare”, ka thënë Musmurati, për Express, të premten.

“S’kam çka me thënë kurgja”, ka shtuar ai.

Mobi Casa

Një ditë më parë, Jakup Krasniqi u ka dhënë përkrahje publike largimit të anëtareve të PDK’së, të cilët po themelojnë iniciativa qytetare nëpër disa qytete të Kosovës, përfshirë Malishevën, Drenasin e Ferizajn.

Në të njëjtën ditë, themeluesit e Iniciativës Qytetare për Drenasin, Shemsi Elezi, i cili ka thënë se Jakup Krasnqi qëndron pas tyre.

“Po, edhe ‘PO’ e madhe, Jakup Krasniqi qëndron pas nesh”, ka thënë Elezi, i cili ka qenë asambleist i PDK’së në Drenas.