Për ditën e çlirimit.. Çlirimit të jashtëm, se çlirimi i brendshëm na mungon edhe sot.!!
Nga Isa Azemi Korça – Selam politikanëve… Të “dashur” politikanë.. Mos i kujtoni dëshmorët e veteranët vetëm në datat kur ata kanë rënë dëshmor, janë plagosur lehtë e rëndë. Kjo është ligësi.. Kujtoni ata dhe familjet e tyre: Kur vendosni me e shti dorën në buxhetin e shtetit e me vjedh e hargju pa masë, kudo e kurdo..
Kur me dallavere i jepni tenderin dikujt, dhe 10% i shtini në xhepin tuaj e familjarëve tuaj. Kur me pare të pista filloni e ndërtoni pallate e villa, në vend dhe jashtë vendit, e që nuk janë proporcionale e të barabarta me të hyrat tuaja…
Kur udhëtoni me komforin ma të mirë dhe ma të shtrenjtë të aeroplanit.. Kur edhe te ara, në shpi, e ditëve të vikendit shkoni me vetura të shtetit..
Kur dhe në plazh e në zallin e detit afroheni me xhipa të shtetit.. Kur i punësoni vëllezërit, kunatat, gratë, miqtë, dajallarët e akraballëkun, në kompani publike, komunë, qeveri, e dreq të mallkum..
Edhe kur vendosni që, vet e familjarët tuaj ti shëroni jashtë vendit, që gratë tuaja të lindin në spitale të shtrenjta, e këtë sistem vendor të shëndetësisë e minoni me të gjitha mjetet e mundshme..
Edhe kur fëmijët tuaj i dërgoni për shkollim jashtë vendit apo në shkolla private të vendit, e sistemin publik shkollor e keni shkërdhyer në tana anët…
Edhe kur i shitni a i privatizoni këtij vendi diçka, dhe e zhvatni një përqindje për veti.. Edhe atëherë kur me pare, kerre, e pasuri të këtij vendi i joshni me vende pune, e i mashtroni vajzat e reja, me qëllim që ti përdorni për gjëra të ulëta…
Edhe kur popullit të varfër ia bleni votën me paren e vet, me pare të pista dhe të fituara pa djersë.. Edhe shume te tjera..!! /rajonipress/


