Uji Dea

Për dimër pa ftohje: Lëngu çudibërës nga xhenxhefili dhe qumështi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Xhenxhefili është një nga erëzat më të rëndësishme. Përmirëson punën e metabolizmit, shkrin dhjamin e lehtëson humbjen në peshë, derisa është i mirë për shëndetin në përgjithësi, sidomos në ditët e ftohta të dimrit, kur duhet të jetë pjesë e përditshme e ushqimit.

Kurkuma: Kjo erëz është e ngjashme me xhenxhefilin, ka ngjyrë të verdhë. Kurkumina që e hasim në rrënjë ka efekt antiseptik dhe kundër inflamacioneve.

Kardamomi: Kjo bimë u takon bimëve nga familja e xhenxhefilit, njihet për nga vajrat eterike, ka efekt antiseptik dhe kundër inflamacioneve.

Përbërësit:

200 ml ujë,

1 lugë kurkumë të errët,

2 shkopinj kanellë,

5 kardamomë,

Uji Dea

30 gr xhenxhefil të freskët,

600 ml qumësht, bademi ose orizi,

Pak piper të zi të bluar,

1 lugë vaj liri,

1 lugë mjaltë.

Vloni ujin. Qëroni xhenxhefilin dhe e ndani në rriska të holla. Përzieni kurkumën, piperin dhe kardamomin, shtoni shkopinjtë e kanellës dhe xhenxhefilin dhe gjithçka shtoni në një enë me ujë të vluar. Vloni edhe për 8 minuta në zjarr të mesëm. Shtoni qumështin dhe ngadalë e ngrohni përzierjen dhe më pas e hiqni nga pllaka. Shtoni vajin e lirit dhe hidhni mjaltë. Pasi keni hequr shkopinjtë e kanellës, mund ta kulloni.

(Kosova Sot)