Për dhunë familjare arrestohen dy gjilanas
Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij viktimës femër shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në spitalin e Gjilanit kurse i dyshuari pas intervistës me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Po ashtu në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshja ka sulmuar fizikisht dy motrat e tij viktimat femër shqiptare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /rajonipress/


