ARKATANA

Për demarkacionin të mënjanohen interesat partiake

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Ulqinit, njëherësh kryetar i Forcës së Re Demokratike, Nafiz Cungu, ka thënë se gjendja e shqiptarëve në Mal të Zi lë shumë për të dëshiruar sepse, si pasojë e diskriminimit të vazhdueshëm për dekada me radhë, trojet e shqiptarëve në Mal të Zi janë zhytur në varfëri.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se diskriminimi ka bërë që një përqindje shumë e madhe e bashkëkombësve tanë ta braktisin vendlindjen dhe të kërkojnë një jetë më të mirë në emigracion. Po ashtu, Cungu ka thënë se presioni i vazhdueshëm diskriminues ka çuar në asimilimin e një pjese të mirë të popullsisë shqiptare në Mal të Zi. “Me anën e koalicionit të ri qeverisës ku marrim pjesë ne kemi mundur t’i përmbushim disa prej kërkesave legjitime të shqiptarëve sikurse është përdorimi i simboleve dhe gjuhës shqipe në trojet tona. Po ashtu, qeveria e ka miratuar formimin e Komunës së Tuzit dhe së shpejti presim që Kuvendi i Malit të Zi ta miratojë ligjin që e mundëson këtë komunë të dytë me shumicë shqiptare”, ka thënë Cungu.

Ai ka bërë me dije se për një periudhë të gjatë Komuna e Ulqinit ka qenë e neglizhuar dhe diskriminuar nga pushteti qendror dhe nuk ka përfituar nga investimet publike shtetërore.

Uji Dea

Përpos kësaj, Cungu ka thënë se edhe qeverisja e mëparshme komunale ka lënë shumë për të dëshiruar dhe jo vetëm se nuk ka bërë punët dhe investimet që kanë pasur nevojë qytetarët, por e kanë mbushur buxhetin e komunës me borxhe të mëdha të cilat ende jemi duke i paguar.

Ai ka thënë se janë në pritje të Kosovës që sa më shpejt ta përfundojë rrugën e nisur Deçan – Plavë e cila po zvarritet pa kuptim. Duke folur rreth demarkacionit Kosovë – Mali i Zi, Cungu i ka ftuar pozitën dhe opozitën në Kosovë të heqin dorë nga interesat partiake dhe të gjejnë një kompromis për demarkacionin me Malin e Zi. Duke mos dashur të marrë anë, ai ka thënë se çështja e demarkacionit me Kosovën në Mal të Zi është temë periferike.

Ai ka thënë se subjektet politike e kanë obligim ta nxjerrin vendin nga izolimi. “Ne shqiptarët e Malit të Zi duam më të mirën për Kosovën dhe dëshirojmë ta shohim të ecë përpara në procesin e integrimit evropian. Prandaj mendoj se do të ishte mirë që sa më parë të gjitha palët të mblidhen bashkë, duke lënë mënjanë interesat apo qëndrimet partiake, e të gjejnë një kompromis për ta nxjerrë vendin nga izolimi dhe për t’ua mundësuar udhëtimin pa viza qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Cungu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.