Për çka po e uron Begzad Sinani mikun e tij të vjetër Jonuz Musliun
Gjilan – Begzad Sinani është takuar me Jonuz Musliun siç ka thënë ai me mikun e tij të vjetër Jonuz Musliun. Sinani i ka uruar suksese Musliut në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në Luginën e Preshevës.
Begzad Sinani e Jonuz Musliu janë takuar si miq të vjetër dhe kanë folur edhe për zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës. “E takova mikun tim të vjetër Jonuz Musliun, ish të burgosurin politik e veteranin e UÇK dhe Drejtorin Politik të UÇPMB – së. Junuz Musliu edhe në këto rrethana po tregon vendosmëri dhe gatishmëri për përmirësimin e jetës së qytetarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”.
Sinani ndërkaq nuk ka harruar ta urojë mikun e tij. “Jonuz Musliut i urojmë sukses në zgjedhjet lokale në tri komunat shqiptare të Luginës së Preshevës” ka shkruar Sinani./rajonipress/


