RCCOLA

Për çka nuk po pajtohet opozita?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ideja për krijimin e një liste të përbashkët të partive opozitare, për të hyrë në zgjedhje, po rezulton të jetë problematike. Telegrafi mëson se Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk po arrijnë të pajtohen se kush duhet të jetë bartës i listës.

Derisa VV e ka pranuar kërkesën e partisë së Haradinajt që lista zgjedhore e bllokut opozitar të ndahet në mënyrë proporcionale në mes këtyre dy partive, mospajtimet kanë rezultuar në atë se kush duhet të jetë udhëheqës i listës.

AAK-ja ka kërkuar që Haradinaj të jetë në krye të listës kërkesë që nuk është pranuar nga VV-ja, me arsyetimin se listës duhet t’i prijë kandidati për kryeministër e që sipas tyre, ai duhet të jetë nga partia më e madhe opozitare.

RCCOLA

Ajo që është për tu befasuar është se i pari i AAK-së, si duket ka hequr dorë nga ambicia e tij për kryeministër, duke pranuar që kandidat për këtë post të jetë dikush nga kreu i VV-së.

Në anën tjetër, siç mëson Telegrafi, VV-ja është duke insistuar vazhdimisht që pjesë e listës të jetë edhe një grup i figurave të shquara të shoqërisë civile.