Për çka do të mbahet mend Hashim Thaçi?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri në largim Hashim Thaçi në një intervistë për American Times ka lënë të kuptohet se dëshiron ende të mbetet në politikë pasi mundet të japë ende për vendin. Ai ka thënë se në të kaluarën e ka cuar vendin drejt clirimit dhe pavarësisë ndërsa tani ka për qëllim ta zhvillojë ekonomikisht.

zoti Thaçi për çka dëshironi të mbaheni në mend, ka pyetur American Times.

“(Qeshet) Shikoni, është pak herët për të menduar se për çka do të mbahem mend, por mendoj se kam dhënë shumë për vendin tim dhe besoj se ende kam për të dhënë” ka thënë ai, citon express.

KKVITI

Thaçi ka shtuar se Kosovës i duhet “misioni i ri” ndërsa ka ripërsëritur frazat se në të kaluarën ka fituar dy beteja të mëdha: rrugën drejt lirisë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri në largim ka thënë se ai e ka udhëhequr luftën.

“Unë udhëhoqa luftën për këto dy qëllime dhe tani objektivi im është zhvillimi ekonomik” ka thënë ai ndër të tjera.