Fundamenti

Për cilësi në UP duhen edhe 1000 mësimdhënës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Universitetit të Prishtinës i duhen së paku edhe 1000 profesorë, për të pasur cilësi gjatë studimeve. Kështu ka thënë Ramë Vataj, anëtar i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës.

“Me rregulla neve na duhen në Universitetin e Prishtinës së paku edhe një mijë profesorë të tjerë, për të pasur cilësi, e këta që i kemi këtu, japin mësim edhe në të gjitha universitetet e tjera”, ka thënë deputeti Vata nga radhët e PDK-së.

Hapja edhe e tri universiteteve të reja në Pejë, Gjilan dhe Mitrovicë, sipas tij, do të krijonte problem, pasi mungesa e stafit akademik është evidente.

Mobi Casa

“Do të isha shumë i kënaqur nëse i kemi tash për tash 100 profesor të gatshëm me qenë në këto universitete që po i themelojmë”, ka thënë Vata.

Edhe anëtari tjetër i këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Afrim Kasolli ka thënë se Universiteti i Prishtinës ka krizë për kuadro (Tribuna)