UBT

‘Për arsye të Rusisë’, Weber: Kosova nuk mund të anëtarësohet në OKB, edhe pas njohjes nga Serbia

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Politologu dhe njohësi i Ballkanit, Bodo Weber, beson se edhe nëse Serbia do të pranonte marrëveshjen përfundimtare dhe njohjen e Kosovës, Kosova me siguri do të merrte gjithçka, përveç anëtarësimit në OKB, sepse sipas tij, Rusia nuk do ta lejonte.

Ai vlerëson se propozimi i ri franko-gjerman është në fakt një marrëveshje e përkohshme, pas fazës së krizës dhe ngërçit në të cilën ra dialogu në pesë vitet e fundit.

Gjithashtu, problemi është se sipas tij, publiku nuk ka pasur një pasqyrë në të gjithë propozimin e marrëveshjes dhe se nuk është e qartë nëse dy palët kanë pasur të njëjtin version të dokumentit para tyre.

Duke iu referuar deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se Serbia kërcënohet me sanksione nëse nuk pajtohet me marrëveshjen, ai thekson se edhe këtu do të ishte i kujdesshëm, por shton se mendon se do të ketë pasoja të caktuara, siç njoftojnë zyrtarë të ndryshëm evropianë, në formën e një ndihme ekonomike të reduktuar.

FITORJA

Megjithatë, ai vlerëson se nuk është e qartë nëse pjesëmarrësit kishin para vetes të njëjtin version të dokumentit.

“Gjatë vizitës së tij të papritur në Kosovë, i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, përmendi marrëveshjen me 11 pika, ndërsa Kurti vetëm një ose dy ditë më vonë, foli për marrëveshjen me 10 pika. Me sa duket askush nuk e ka të qartë se cili version po negociohet”, përfundon ai.

Ai thekson se elementi kyç i marrëveshjes përfundimtare dhe përfundimi i gjithë dialogut është njohja e Kosovës nga Serbia.

“Edhe nëse Serbia do të pranonte marrëveshjen përfundimtare dhe njohjen e Kosovës, Kosova me siguri do të marrë gjithçka, përveç anëtarësimit në OKB, edhe nëse mbështetet nga Serbia, Rusia sigurisht që nuk do të pajtohet”, tha ai. /Paparaci

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.