ARKATANA

Për Arifin dënim me kusht, për Hajdarin burgim efektiv

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të enjten Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykimin kundër ish kreut të Vitisë Nexhmedin Arifi i akuzuar për veprën penale “korrupsioni zyrtar” dhe Kabil Hajdarit i akuzuar për veprën penale “korrupsioni zyrtar” dhe “shmangie nga tatimi”. Kabil Hajdari është dënuar me 1 vit burgim me kusht, me 1000 euro dënim dhe 5 muaj burgim efektiv, derisa Nexhmedin Arifi është dënuar me 18 muaj burgim me kusht.

Trupi gjykues i kryesuar nga Hasan Sadiku, dhe anëtarët, Emine Salihu e Veli Kryeziu të enjten kanë shpallur aktgjykimin në rastin e ish kreut të Vitisë Nexhmedin Arifi dhe Kabil Hajdari, raporton rajonipress.

Hasan Sadiku duke shpallur aktgjykimin tha se Kabil Hajdari është fajtor dhe dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse nuk kryen ndonjë vepër brenda dy viteve, për veprën e dytë dënohet me 1000 euro me gjobë dhe me 5 muaj burgim efektiv.

Sadiku ndërkaq Nexhmedin Arifin e ka dënuar me 18 muaj burgim me kusht dhe ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse nuk kryen ndonjë vepër brenda tri viteve.

Dënimi i shqiptuar ka ngjallur mjaft reagime dhe mos pajtime nga ana e Nexhmedin Arifit. “Unë i kam besuar drejtësisë që nga fillimi, por tani po e shoh që kjo aktakuzë që nga fillimi ishte e porositur dhe me motive politike. Nuk e ndiej vetën aspak fajtor dhe do të ankohem në të gjitha instancat e mundshme ligjore sepse jam i drejtë dhe plotësish kam punuar në suaza ligjore” tha për rajonipress Arifi.

Arifi tha se është i befasuar se si është e mundur që asnjëherë prokurori nuk e ka marr në pyetje në kohën kur i është ngritur aktakuza, dhe Gjykata e Gjilanit nuk e ka vërejtur këtë lëshim.

Edhe Kabil Hajdari tha se ndihet i befasuar nga ky dënim tepër jo real.”Të gjitha ekspertizat kanë treguar se kemi punuar drejt dhe nuk e kam të qartë pse ky dënim” tha Hajdari.

FIDANISHTJA

Sabit Maliqi avokat i Kabil Hajdarit ka paraqitur menjëherë ankesë duke shprehur mos pajtim për dënimin e trupit gjykues.

Ndryshe ish kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi akuzohej për veprën penale “korrupsioni zyrtar” derisa Kabil Hajdari për veprën penale “korrupsioni zyrtar” dhe “shmangie nga tatimi”.

Sipas aktakuzës i dyshuari Kabil Hajdari në gusht të viti 2008 deri në maj 2011, derisa ka qenë drejtor në NP “Univerzal”, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore nga datat 24.03.2009, deri më 01.01.2011, mjetet e trustit pensional për punëtorët e kësaj ndërmarrjeje: Kadri Halabaku, Bajram Aliu, Berat Ymeri, Ruzhdi Musa, Hysni Beqiri, Sabit Salihu, Sabri Rrahimi, Ali Islami, Taf Mustafa dhe Agron Misini, edhe pse kanë qenë në listën e pagave, trusti pensional atyre nuk u është paguar fare, duke u shkaktuar dëm të dëmtuarve në vlerë të 16 mijë eurove.

Kabil Hajdari gjithashtu dyshohet se ka shmangur mos pagesën e tatimit në Administratën Tatimore të Kosovës në vlerën e 79.815.29 eurove.

Kurse, Nexhmedin Arifi dyshohet se duke qenë në pozitën e kryetarit të Vitisë më 22 gusht 2008, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veti apo tjetrin, në kundërshtim me Ligjin mbi ndërmarrjet publike, ka marrë vendimin mbi ekzekutimin e vendimit të Kuvendit komunal për derajonalizimin e KRM”Higjiena”, njësia punuese në Viti e cila ishte pjesë integrale e “Higjienës” në Gjilan.

Arifi gjithashtu akuzohejt se nuk e ka respektuar shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal e as vendimin e Qeverisë së Kosovës që të shfuqizojë atë vendim. Sipas aktakuzës Arifi i ka mundësuar Kabil Hajdarit që të keqpërdor mjetet e kompanisë publike duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerën e 79 mijë eurove./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.