Fundamenti

Për 7 vjet anëtarësohemi në BE ?

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nëse i pyesni ata vendi mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2020. Nuk dihet nëse ky është një afat realist kur dihet se Kosova duhet të përmbushë shumë kushte drejt anëtarësimit në Union. Një pengesë tjetër e madhe është e natyrës politike- mosnjohja e Kosovës nga Spanja, Sllovakia Rumania, Greqia dhe Qipro.

Sido që të jetë Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku dhe Kryetari i Komisionit Për Integrim Lutfi Haziri ia kanë dorëzuar Presidentes Jahjaga draftin e Strategjisë së Parë Kombëtare për Integrim Europian “Kosova 2020: Një qasje gjithëpërfshirëse.”

Jahjaga është në krye të Taskë Forcës për Integrime e cila nuk ka dhën ndonjë rezultat konkret deri më tani, përveç kësaj draftstrategjie.

Bashkimi Europian pritet të marrë një vendim deri më 28 qershor për ti hapur rrugë ose jo Kosovës drejt Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Pas takimit të Jahjagës me Çitakun dhe Hazirin Presidenca ka lëshuar një komunikatë.

Eco Higjiena

“Hartimi i Strategjisë Kombëtare për Integrim Europian u inicua në mars të vitit 2012 në takimin themelues të Këshillit Kombëtar për Integrim Europian, që është krijuar për qëllim bashkërendimi institucional nga Presidentja Jahjaga. Në këtë takim ishte rekomandua themelimi i Task Forcës për Integrim Europian me qëllim hartimin e Strategjisë Kombëtare, duke siguruar konsensus të plotë me të gjithë aktorët e shoqërisë kosovare të përfshirë në këtë proces, dhe që do të reflektonte vizionin e përbashkët dhe qëllimin e këtij vendi për anëtarësim në Bashkimin Europian”

Sipas njoftimit, dokumenti është hartuar pas konsultimeve me mbi 1000 akterë dhe ekspertë të fushave të ndryshme të cilët e kanë analizuar gjendjen aktuale

“Dokumenti përmbledh punën dhe konsultimin njëvjeçar të më se 1000 pjesëmarrësve kosovarë dhe ekspertëve të fushave të ndryshme, të cilët kontribuuan në analizimin e gjendjes së tanishme, sfidave dhe identifikimin e qëllimeve që vendi ynë duhet t’i përmbushë deri në vitin 2020 për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftim.

“Presidentja Jahjaga përgëzoi bashkëkryesuesit e Task Forcës për përfundimin e suksesshëm të procesit që është mbështetur nga të gjitha institucionet, partitë politike, shoqëria civile, komuniteti akademik dhe i biznesit, si dhe akterët tjerë relevant të shoqërisë” vazhdon njoftimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.