ARKATANA

Për 6 vjet, 30 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Sipas MPB-së, nga viti 2009, 30 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia, ndërsa vetëm 5 mijë kanë dëshiruar të bëhen shtetas të Kosovës. Numri i qytetarëve që kërkojnë të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës është dukshëm më i madh se sa numri i atyre që dëshirojnë të bëhen kosovarë. Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, brenda gjashtë vitesh, 30 mijë qytetarë kanë kërkuar të heqin dorë nga shtetësia, ndërsa vetëm 5 mijë kanë dëshiruar të bëhen shtetas të Kosovës.

Liridon Neziri është shef i divizionit për shtetësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës. Ai thotë për se shumica e kërkesave për humbje të shtetësisë vijnë nga kosovarët që jetojnë në Gjermani. Ky i fundit, është shtetei që nuk lejon dyshtetësinë sikurse që është Zvicra dhe vendet tjera.

“Që nga vitit 2009 e deri më tani është një numër prej rreth 30 mijë personash, shtetas të Republikës së Kosovës, që kanë humbur shtetësinë. Kjo ndodh pasi një numër i madh i shteteve të BE-së nuk lejojnë dyshtetësinë për personat apo shtetasit që nuk janë vende të BE-së, në këtë rast për shtetasit e Republikës së Kosovës”, ka thënë Neziri, citon TVD.

Ky zyrtar i MPB-së thotë se në krahasim me numrin e kosovarëve që jetojnë në shtetin gjerman, e numri i të cilëve është 320 mijë, shifrat për kërkesa të humbjes së shtetësisë nuk janë shqetësuese.

United Hospital

Një lajm i mirë, sipas tij, është se shteti gjerman ka ndryshuar ligjin për shtetësinë, ku secili kosovarë që ka lindur atje nuk ka nevojë për heqje dorë nga shtetësia e Kosovës.

“Ashtu siç e përmenda edhe më herët, në janar të vitit 2015 ka pasur disa ndryshime të ligjit për shtetësinë apo lejimin e dyshtetësisë në shtetin gjerman për fëmijët e lindur në Gjermani. Ata që kanë lindur atje e kanë fituar shtetësinë si kanë lindur “, deklaroi Neziri.

Nga vitit 2009, sipas tij, numri i shtetasve të huaj që kanë aplikuar për shtetësi të Kosovës është rreth pesëmijë, por që vetëm 30 për qind e tyre, siç tha Neziri, i kanë plotësuar kriteret për marrje të shtetësisë së Kosovës./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.