Fundamenti

Për 2 muaj zbulohen 22 raste të kontrabandës me naftë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Doganat e Kosovës, polica dhe Administrata Tatimore e Kosovës vetëm gjatë muajit tetor dhe nëntor kanë zbuluar 22 raste të kontrabandës me derivate të naftës, ndërsa janë konfiskuar 50 mijë litra naftë. Kjo u bë e ditur sot në një takim me gazetarë të Tasak forcës se doganës, policisë dhe administratës tatimore që vepron në veriun e vendit.

Përveç derivateve të naftës, që janë konfiskuar nga Task forca e doganës, policisë dhe ATK është konfiskuar edhe material ndërtimor: tjegulla, pastaj pije energjike, veshmbathje, cigare pa banderola dhe materiale për kuzhinë.

Përfaqësuesi i Doganës së Kosovës Ibrahim Xhaka tha se kontrabanduesve u janë konfiskuar edhe veturat dhe kamionët. ”Ne kemi inkurajuar stafin tonë në terren që ta godasin sa me shume kontrabandën”.

Uji Dea

Nijazi Asllani nga Administrata tatimore tha se janë evidentuar 100 raste të mallrave pa origjinë në vlerë prej 200 mijë euro. ”Gjatë këtij 9 mujori vlera e ndëshkimit është 240 mijë euro e cila është 25 për qind e mallit i cili është evidentuar pa prejardhje”.

Ndërkaq gjatë muajit tetor dhe gjysmës së këtij muaji, Policia e Kosovës ka arrestuar 25 persona prej të cilëve 12 janë në paraburgim. Ata janë kapur me kontrabandë të mallrave ndërsa janë bastisur 5 objekte.

Grupi i përbashkët në Doganë, Polici dhe Administratë Tatimorë është funksionalizuar në muajin tetor.(RTK)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.