United Hospital

Për 11 muaj bankat fituan 82 milionë euro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjatë 11 muajve të parë të vitit që lamë pas të gjitha bankat komerciale që operojnë në Kosovë së bashku kanë realizuar një profit neto prej hiç më pak se 82 milionë eurosh, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Duke u bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë kësaj periudhe kohore të hyrat e bankave kanë qenë 221 milionë euro, ku nga kjo shumë 162 milionë euro janë të hyra nga interesi.

E në anën tjetër gjatë periudhës së njëjtë kohore shpenzimet operative të bankave që operojnë në vendin tonë kanë arritur në 139 milionë euro.

ARKATANA

Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare të BQK-së shihet se deri në fund të muajit nëntor të vitit që lamë pas vlera e kredive ka arritur në 2.4 miliardë euro e ku shihet një rritje prej 11,2 për qind derisa në anën tjetër gjatë periudhës së njëjtë kohore depozitat kanë arritur në 3 miliardë euro e ku ka një rritje prej 8,2 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shkruan tutje “Zëri”.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore norma e interesit në kredi ka arritur në 6,7 për qind, ku për ekonomi familjare ajo ka qenë 7,6 për qind derisa për ndërmarrje 6,3 për qind.

E në anën tjetër norma e interesit në depozita edhe më tutje vazhdon të jenë në nivel minimal prej 1 për qind.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.