ARKATANA

Për 100-ditëshin, Mustafa flet në Kuvend

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka zgjedhur të flasë vetë për 100-ditëshin e qeverisë që udhëheq. Lajmin e ka konfirmuar “Epokën e re”, në kushte anonimiteti, një nga ministrat e kabinetit të qeverisë Mustafa.

Kreu i ekzekutivit i ka paralajmëruar vartësit e tij të mos flasin për këtë çështje para se ai të japë qëndrimin e tij në Kuvendin e Kosovës.

“Besoj se shumë shpejt vetë kryeministri Mustafa do të flasë për këtë çështje në Kuvendin e Kosovës. Jemi marrë vesh që askush mos të flasë para tij për performancën e qeverisë për këto 100 ditë”, ka thënë një prej ministrave të kabinetit qeverisës.

Por, partitë opozitare dhe analistët politikë kanë shprehur kritika të shumta për tremujorin e qeverisjes Mustafa.

Subjekti më i vogël opozitar, Nisma për Kosovën, e ka vlerësuar të dështuar 100-ditëshin e qeverisë Mustafa, duke ia numëruar 10 dështimet më të mëdha.

FIDANISHTJA

“Vrasjen e shpresës së qytetarëve, se në këtë vend do të ketë ndryshime të shumëpritura, se do të ketë perspektivë, zhvillim ekonomik, sundim të ligjit, arsim cilësor, shëndetësi të dinjitetshme dhe punësim. Vrasja e shpresës së kombit që në shumë sondazhe ishte ndër më optimistët në botë, nuk ka ndodhur në një vend me demokraci parlamentare të proklamuar në dokumentin bazik të shtetit”, ky është dështimi i parë që Nisma ka përmendur në komunikatën e saj, për të vazhduar më pas me shpërnguljen masive apo ikjen e qytetarëve nga Republika e Kosovës dhe vazhdimin e kapjes së institucioneve të shtetit nga grupe e klane të subjekteve më të mëdha politike në vend.

Si dështime të radhës të kësaj qeverisje, Nisma për Kosovën ka renditur rrënimin e sistemit të drejtësisë, moskonsolidimin e kabinetit qeveritar, mosdërgimin në Kuvend të programit qeverisës dhe gjendjen jo të mirë të arsimit në Kosovë.

Më tutje, Nisma për Kosovën ka përmendur si dështim edhe vazhdimin e gjendjes tepër të rëndë në sistemin e shëndetësisë publike, paaftësinë e qeverisë për t’i përmbyllur listat e veteranëve të luftës çlirimtare dhe vazhdimin e keqpërdorimit të parasë publike për luksin e kabinetit qeveritar. “Këto gjëra jo vetëm se janë duke e rrënuar qeverisjen dhe politikën para qytetarëve tanë, por janë duke e rrënuar autoritetin e kombit tonë para botës demokratike”, është thënë në komunikatën e Nismës.

Një ditë më parë edhe përfaqësuesit e dy subjekteve të tjera opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje! dhe AAK-së, kanë kritikuar 100 ditët e para të qeverisje, duke i cilësuar të dështuara.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.