Eko Higjiena

Për 10 muaj , 15 të vdekur në aksidente trafiku

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Zyhdi Haziri kryetar i Gjykatës së Qarkut në Gjilan tha për rajonipress se është i shqetësuar me numrin e madh të vdekjeve me fatalitet në aksidentet e trafikut. Haziri tha se fatkeqësisht ekziston një rritje e lehtë e krimit krahasuar me vitin e kaluar.

Kreu i Gjykatës së Qarkut në Gjlan Zyhdi Haziri në një bisedë për rajonipress shprehet i shqetësuar me numrin e madh të aksidenteve në trafik. Sipas Hazirit nga periudha janar-tetor 2012 kanë vdekur 15 persona dhe kjo dukuri vetëm sa po vije e shtohet. Sipas tij shkaqet që shkaktojnë aksidentet kryesisht vijnë nga rrugët e ngushta, veturat e vjetruara dhe numri i madh i automjeteve.

Haziri tha se në sferat tjera e në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikimit me qenie njerëzore dhe kontrabandimit me emigrantë jemi të përkushtuar dhe të motivuar për të qenë më efikas. Edhe pse nga 8 gjyqtarë tani kanë mbetur vetëm 7 , ne kemi kryer punën si është më së miri. Sipas statistikave që posedon Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Gjykata e Gjilanit ka kryer lëndë 7 % më tepër sesa kanë ardhur .

Uji Dea

Duke ju referuar lëndëve dhe veprave penale Haziri tha se janë rreth 284 lëndë penale të shkallës së parë dhe të natyrave të ndryshme ku pjesa më e madhe i takojnë veprave për armëmbajtje pa leje, pastaj trafikimi me emigrantë, trafikimi me qenie njerëzore dhe posedimi i narkotikëve.

Haziri tha se tashmë është vendosur një prioritet për lëndët e rënda duke përfshirë këtu krimin e organizuar, luftën kundër korrupsionit dhe trafikim me qenie njerëzore. Sipas tij krahasuar me vitin e kaluar ekziston një rritje e lehtë e krimit dhe kjo ndoshta pse policia është më efikase dhe po i zbulon të gjitha rastet.

Gjithashtu kjo gjykatë ka pasur edhe tri lëndë të korrupsionit ku vendimmarrja ka qenë e shpejt dhe efikase si dhe 8 raste të kontrabandimit me emigrantët dhe 21 raste me narkotik./rajonipress/