Hidromorava

Pepshi: Kush thotë se vajzat e bukura “nuk janë për politikë”?

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kandidimit të Kështjella Pepshit për Parlamentin Nacional të Zvicrës, si pjesë e listës së CVP-së, i është bërë jehonë e madhe në mediet zvicerane të ditëve të fundit. Përveç faktit se ajo është një “seconda” (prejardhje të huaj), kandidimin e Kështjellës e bën interesant edhe karriera e saj e deritashme si modele dhe mis i Kosovës.

Ndër mediet që janë marrë gjerësisht me këtë kandidim është edhe gazeta “Bund” e Bernës.

Kështjella Pepshi është një e re që jeton ne Heimberg të Zvicrës, kantoni i Bernës. Ajo është me prejardhje nga Kosova dhe garon në Listën e CVP-së për Parlamentin zviceran, shkruan gazeta në fjalë

Kështjella thotë se “ndoshta nuk kam ndonjë njohuri të thellë politike, mirëpo e përgatitur jam, sepse jam rritur në një familje që është marrë me politikë”.

Për Kështjellën dhe kandidimin e saj nga partia CVP, gazeta ka marrë edhe mendimin e presidentes së CVP-së së kantonit të Bernës, Alexandra Perina, e cila thotë se, si Pepshi ashtu edhe të rejat tjera, do të ishte mirë që të kandidojnë edhe më shumë për Parlament, pse jo?

Sipas një gazete tjetër (NZZ) e cila ka shkruar një ditë më parë, Kështjella thotë që është naivitet të mendohet se femrat e bukura nuk janë inteligjente. Përkundrazi, bukuria gërshetohet edhe me mençuri.

Fundamenti

Pyetjes përse ka zgjedhur CVP-në, Pepshi i përgjigjet me atë se i pëlqen programi i kësaj partie sepse është program familjar qe për të është mjaft domethënëse.

Kështjella është spontane dhe e hapur , ka një vetëbesim te plotë, ka forcë dhe është luftëtare, thotë Këshilltari komunal i Ostemundigen-it dhe njëherësh anëtar i kryesisë së CVP për kantonin e Bernës, Synes Enest. Ndërsa deputeti i kantonit Bernë dhe këshilltar i komunës, Reto Nause si dhe sekretarja gjenerale e CVP-së Beatrice Wertli thonë se janë krenarë kur shohin se me çfarë elani, e ka filluar Pepshi këtë betejë. “Dhe jemi të sigurte se rezultatet e Pepshit do të jenë të suksesshme”.

Gazeta përkujton po ashtu faktin se një fitore në garat për parlamentin nacional është vështirë e realizueshme, kur dihet se në kantonin ku garon Pepshi partia CVP nuk është aq e fuqishme. Ajo ka pasur vetëm një deputet në parlamentin e Zvicrës ndërsa aktualisht nuk ka asnjë. Veç kësaj, krahas Kështjellës, për një vend në parlament kandidojnë edhe dy personalitete ë larta të kësaj partie nga ky kanton.

Megjithëkëtë sipas Pepshit cilido që të jetë rezultati pra edhe në rast humbjeje, kjo nuk do të jetë fund i botës. Kryesore unë duhet ta bëj punën time me seriozitet dhe fisnikëri në mënyrë që partia jonë, CVP të dalë parti fituese ne garën e madhe të tetorit.

Krahas medieve zvicerane, për Kështjella Pepshin si modeliste dhe si politikane e re ka shkruar disa herë edhe albinfo.ch.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.