UBT

Pensionohet Shemsedin Sadiku, mjeku dhe pedagogu më i mirë në Anamoravë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të hënën është pensionuar njëri nga kuadrot më të mira në fushën e internistikës dhe fushës akademike edhe si profesor në Fakultetin e Mjekësisë Shemsedin Sadiku i cili ka lënë gjurmë pozitive kudo që ka punuar e vepruar.

Shemsedin Sadiku mjek e profesor, edukator e i dashur dhe i respektuar për shumë pacient, student e familjar, nga e hëna është pensionuar duke e kryer me shumë ndërgjegje e krenari karrierën e tij prej profesionisti edhe si mjek edhe si profesor në Fakultetin e Mjekësisë.

Padyshim që mbetet njëri nga kuadrot më të avancuara të Anamoravës dhe njëri nga më të respektuarit.

Për këtë ditë të veçantë të tij nuk kanë munguar edhe shumë urime e komente.

Postimi i plotë i vëllaut të tij Abdylaziz Sadiku:

Sot vëllai im prof. Dr. Shemsedin Sadiku feston ditëlindjen e tij të 65-të dhe pensionimin. I uroj nga zemra edhe shumë e shumë vite jetëgjatësi me shëndet e lumturi.
Nuk është pak një shekull pune me përkushtim, ndërgjegjshmëri, mendje urtësi dhe dinjitetin më të lartë ti shërbesh me profesionalizëm, devotshmëri maksimale dhe dashuri të gjithë qytetaret e Kosovës dhe më gjër që të kërkuan ndihmën për nevojat e tyre në shërim.
Unë dhe mbarë familja ndihemi krenar me krenarin që ti na e solle qysh si nxënës, student, mjek e profesor Universitar.
Të kalosh shekullin e punës 40-vjeçare pa dëgjuar asnjëherë për ndonjë ankesë nga pacientet, personeli mjekësor në QKUK dhe më gjër, është një meritë shumë e madhe kontribut dhënëse e jotja. Patëm rastin të dëgjojmë kahdo dhe kudo vetë fjalë miradie e mirënjohje për kujdesin e juaj nga pacientet, familjaret e tyre si dhe studentet tuaj për përvojat dhe diturin që solle te ata.

Fundamenti

Koleget tu, gjithnjë na thonin se ishe model i mjekut profesionit, human e i dinjitetshëm.
E gëzofsh për shumë vite me shëndet e lumturi pensionimin. Kam shpresën se t`i do të vazhdosh me kontributin tënd ashtu siç ishe para pensionimit.
Edhe njëherë URIME
Abdylaziz Sadiku me familje.

Kurse nipi i tij Burim Sadiku ka shkruar:

I dashur Axhë,
Ju uroj një pension të lumtur, të shëndetshëm dhe të plotë. Qofshin ditët tuaja të mbushura me të qeshura, dashuri dhe përmbushje të të gjitha ëndrrave tuaja.
Përkushtimi dhe puna juaj e palodhur gjatë gjithë karrierës suaj kanë qenë vërtet frymëzuese dhe kam besim se do të gëzoni një pension të merituar dhe të plotë.

Kurse Sami Pira ka shkruar: Doktor Shemsedin Sadiku, deri sot edhe Drejtor i Repartit të Hematologjisë në QKUK, si dhe njlherit ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ka lënë gjurmë të pashlyeshme me punën e vet profesionale në këtë lëmi.

Doktor Shema, siç e njohin kolegët e profesionit por edhe pacientët e shumtë, ishte i përkushtuar në profesionin e mjekut por edhe ligjëruesit të pasionuar. Ndonëse sot ai pensionohet, por përvoja e tij profesionale do të jetë ende e nevojshme për të trajtuar pacientë të sëmundjeve hematologjike, por edhe për të ngritur ende kuadro të këtij profili të mjekësisë. Doktorit shëndet dhe përgëzime për punën e palodhshme me decenie.

Edhe, Hysen Neziri ka shkruar: Vërtet doktor Shemi në personalitetin e tij i ka sintetizuar në mënyrën më harmonike profesionin e mjekut me atë të pedagogut shembullor.
Shpresoj të ketë shëndet të mirë dhe kontributi i tij të vazhdojë tutje./rajonipress/