Fundamenti

Pensionohet Shefki Osmani

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me rastin e daljes në pension të drejtorit të bibliotekës rajonale “Fan S. Noli“ , Shefki Osmani, Kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa ka falënderuar për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe kontributin e dhënë kësaj biblioteke, librit në përgjithësi dhe lexuesve, duke e cilësuar këtë institucion shumë të rëndësishëm për ngritjen e nivelit intelektual të të gjithave shtresave të lexuesve.

Mustafa ka thënë se Osmani deri më tani ka dhënë një kontribut të çmueshëm si një profesionist dhe dashamirës i librit. Ai ka arritur që për një kohë mjaft të gjatë, ta mbajë afër lexuesin, ta pasurojë bibliotekën me tituj të ri, gjithashtu të sjell donacione të ndryshme në bibliotekë dhe kështu ka krijuar një disiplinë si në punë ashtu edhe në kulturën e lexuesve të shumtë që ka biblioteka jonë.

Mustafa po ashtu ka uruar Drejtorin, Osmani për pensionin duke i dëshiruar shëndet atij dhe familjes dhe duke mirëpritur gjithherë këshillë-dhënien si njeri profesionistë dhe me përvojë si në bibliotekë ashtu edhe në komunë. Ndaj, në emër të të gjithë lexuesve, të institucioneve lokale e ka falënderuar për angazhimin e çmueshëm dhe konstruktiv për këtë kohë sa e ka udhëhequr bibliotekën por edhe më parë.

Ai tha se me ligjet e Republikës së Kosovës, pensionimi është i caktuar nga mosha 65 vjeçare, por nuk do të thotë se angazhimi i njerëzve dhe profesionistëve sikur Osmani do të përfundojë në këtë kohë, për këtë kategori dhe vitalitetin të cilin e ka Osmani, kontributi i tij për lexuesit dhe qytetarët gjilanas sigurisht se do të vazhdojë edhe më tutje me këshill-dhënie dhe format e tjera.

Mobi Casa

Ndërsa, Shefki Osmani, Drejtor i deri tanishëm në bibliotekë ka falënderuar kryetarin Mustafa, Drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtorinë e bibliotekës Kombëtare, donatorët, lexuesit dhe të gjithë artdashësit e librit duke premtuar angazhim të mëtutjeshëm, tashmë si pensionist për të mirën e librit, bibliotekës dhe Gjilanit në përgjithësi.

“Më duhet të them se sukseset në bibliotekë janë shumë të mëdha me shpërblimin e vendit të parë për disa vite, e që është arritur fal një mbështetje të dhënë nga ana e Komunës, DKRS-së dhe kryetarit në veçanti, dhe është arritur që për çdo muaj dhe vit të kemi rritje të numrit të lexuesve të bibliotekës, që është një qendër e shkëmbimit të dijes dhe vlerave tona” , tha ndër të tjera Osmani.

Edhe Veton Nevzadi, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan ka thënë se bashkëpunimi me drejtorin e bibliotekës për kohën sa aj ka qenë udhëheqës në këtë drejtori, ka qenë i shkëlqyer dhe konstruktiv edhe në kohën e ngushticave financiare.

Ai përmes bibliotekës kombëtare dhe donacioneve të shumta private ka arritur ta mbajë gjallë entuziazmin për leximin e librit nga të rinjtë e shumtë gjilanas./rajonipress/