RCCOLA

Pensionohet rreshter Fatmir Bajrami

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Rreshter Fatmir Bajrami që nga viti 2001, si pjesëtarë i Policisë së Kosovës gjenerata e katërmbëdhjetë ka dhanë një kontribut shembullor dhe të pa zëvendësueshëm.

Të mërkurën rreshter Fatmir Bajrami pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan është pensionuar pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në punën Policore.

Puna, ndershmëria, dhe sjelljet e tij, profesionale dhe tejet njerëzore kanë qenë virtytet që e kanë përcjell për dekada të tëra Rreshter Fatmirin.

Uji Dea

Sot në ditën e pensionimit të tij kolegët e tij të shumtë dhe eprorët kanë pasur vetëm lëvdata dhe falënderime për Rreshter Fatmirin që për ma tepër se njëzet vite ka qenë i përkushtuar për rendë dhe ligj.

Rreshter Fatmir Bajrami që nga viti 2001, si pjesëtarë i Policisë së Kosovës gjenerata e katërmbëdhjetë ka dhanë një kontribut shembullor dhe të pa zëvendësueshëm ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/