United Hospital

Pensionohet Remzi Ahmeti, një profesor i zellshëm që edukoi shumë gjenerata

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Remzi Ahmeti profesor shumëvjeçar dhe së fundit edhe inspektor i arsimit është pensionuar për ta rrumbullakuar me sukses karrierën e tij prej pedagogu. Remzi Ahmeti padyshim mbetet një nga profesorët më të zellshëm që edukoi shumë breza. Ishte i dashur, i sinqertë me nxënësit, i edukuar dhe fjalë pak. Të tillët si profesor Remziu do i mungojnë gjatë fushës së arsimit.

Remzi Ahmeti një nga profesorët më të mirë të të gjitha kohërave që ka pasur arsimi gjilanas është pensionuar në ditën e tij të lindjes. Profesori Remzi do të mbahet mend gjatë nga gjeneratat e shumta për kujdesin që ka treguar, për edukatën e tij familjare dhe profesionale që e ka transmetuar tek gjeneratat e shumta.

Për profesori Remzi ka shumëçka të shkruhet e thuhet, por kësaj radhe po e japim një postim emocionues të vajzës së tij Feride Ahmeti që ia ka kushtuar babait të saj në ditën e lindjes dhe në ditën e pensionimit.

Postimi i Feride Ahmetit

HW

Gjashtë maji, është sot një festë e dyfishtë për ty Babi, është ditëlindja dhe PENSIONIMI yt.
Unë dhe gjithë familja jemi krenar me ty sepse gjatë gjithë kohës ishe kujdesi, sakrifica dhe shembulli i jetës tonë. Jemi krenar që të kemi baba sepse tërë jetën na kushtove neve, fëmijëve tu, nxënësve dhe arsimit të brezit të ri në Kosovë.

Punove si profesor i zellshëm dhe i kujdesshëm në edukimin e gjeneratave të reja!
Pastaj ishe inspektor i arsimit në një punë sistematike, të palodhshme dhe të përkushtuar në arsim për kontributin e çmueshëm, ishe njeri i vëmendshëm dhe i afërt me edukatorët, i qetë dhe këshillëdhënës, kurdoherë në shërbim të arsimit cilësore në atdheun tonë.
Do të mbetesh në kujtesën e mësimdhënësve me butësinë tënde dhe dashamirësinë që e rrezatoje.

Baba kurrë nuk të mbajmë mend për ndonjë qortim!
Ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve, këshillat tua janë si melodia më e ëmbël për neve, shpresoj të jesh krenarë me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty.

Sot kur po e feston ditëlindjen e 65-të, të shprehim mirënjohjen, dhe mbi të gjitha “Faleminderit për gjithçka”.
Urime ta gëzosh pensionimin, paq gjithmonë shëndet BABË.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.