Pensionohet psikologia klinike Miradije Goga, mbi katër dekada punoi e veproi në shërbim të pacientëve e shëndetësisë ferizajase

/ 16 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Të flasësh për kontributin e Miradie Goga na duhet me ditë e me javë për të prezantuar aktivitetet e saja, projektet e saja, punën e mirë e të dobishme, që e ka bërë për këto vite për shëndetësinë kosovare e në veçanti për shëndetësinë ferizajase. Jo vetëm në fushën e shëndetësisë punëtorja e vyeshme Miradije Goga ka treguar afinitet dhe interesim. Me punën e saj të palodhshme ajo ishte e pranishme kudo, në politikë, në avancimin e shëndetësisë së Ferizajit është thënë me këtë rast nga qendra e shëndetit mendor ku punoi deri në ditën e pensionimit Miradije Goga.

Janë dhënë fjalët më të mira të mundshme për psikologen klinike dhe menaxheren Miradije Goga, e cila ka arritur moshën e pensionimit duke lënë pas vetës një bagazh të madh të punës së saj dhe aktiviteteve të shumta që ka arritur t`i realizojë përmes projekteve për të mirën e shëndetësisë ferizajase.

Miradije Goga do të mbetet gjatë në kujtesën e pacientëve të shumta e sidomos në mbamendje do të mbesin projektet dhe iniciativat e shumta që i ka ndërmarr në interes të Shëndetësisë ferizajase.

Të mërkurën ajo doli faqebardhë në pension duke lënë pas vetës kuadro të merituara e të aftësuara profesionalisht.
Qendra e Shëndetit mendor kishte organizuar një pritje dhe një takim lamtumirës për Miradije Gogën.

Menduhije Mustafa u.d. e Qendrës së Shëndetit Mendor, shtëpia integruese në Ferizaj ka thënë se Miradije Goga si psikologe klinike ka dhënë kontribut të madh gati mbi katër dekada në shërbim të ferizajasve.

“Kontribut dhe merita të veçanta i atribuohen edhe në zhvillimin dhe avancimin e shëndetit mendor” thuhet në Mirënjohjen e ndarë enkas për këtë rast nga Menduhije Mustafa.

Pastaj për kontributin dhe avancimin e shëndetësisë në shumë sfera në Ferizaj është lexuar një biografi nga zyrtarët e kësaj qendreje.

Fjalë përshëndetëse me rastin e pensionimit të zonjës Miradie Goga, njëra nga punëtoret me një talent eksperience në shëndetësinë ferizajase dhe kontribut dhënëse themeluese në shumë sektore e fusha në realizimin e Parcelave të projekteve për Qendër të Shëndetit Mendor dhe Shtëpinë Integruese në Bashkësi në Ferizaj.


Përshëndetje Familjare, miq të respektuar, koleg e kolege, ju profesionist të shëndetësisë.

Jemi mbledhur sot për të nderuar miken tonë, menaxheren e motrën tonë të vyeshme, Psikologen tonë që rrezatoi për kaq shumë vite pozitivitet e dashuri në kolektivin tonë, të nderurën dhe të madhen Miradie Goga.

Si çdo fillim i një synimi të caktuar që merr një përfundim meritor, ashtu edhe pensionimi i secilit nga ne është një akt final, që tregon se koha është për të pushuar pranë familjes.

Të flasësh për kontributin e Miradie Goga na duhet me ditë e me javë për të prezantuar aktivitetet e saja, projektet e saja, punën e mirë e të dobishme, që e ka bërë për këto vite për shëndetësinë kosovare e në veçanti për shëndetësinë ferizajase.

Jo vetëm në fushën e shëndetësisë punëtorja e vyeshme Miradije Goga ka treguar afinitet dhe interesim. Me punën e saj të palodhshme ajo ishte e pranishme kudo, në politikë, në avancimin e shëndetësisë së Ferizajit.

Miradie Goga edhe në kolektiv ka treguar afinitete respekti e humanizëm ta pashoq, me klienta, ka ndihmuar çdo pjesëtar të stafit tonë, e ka këshilluar dhe me sugjerimet e saja profesionale ne jemi sot këtu ku jemi, pra të avancuar në fushën e shkencës e dijes.

Miradije Goga nuk është ndalur asnjëherë së vepruari si para lufte edhe pas lufte ajo gjeti forcë, vullnet e kurajo për të përfunduar Magjistraturën Psikologji Klinike në Maqedoni, dhe falë saj, ajo tani ka një familje të mrekullueshme prej ekspertëve të të gjitha fushave të shëndetësisë.

Është angazhuar maksimalisht edhe kur ishte pjesë e politikës dhe asnjëherë nuk i shikoi interesin personal, por punoi e veproi për kolektivin e saj, për popullatën e Ferizajit dhe për shëndetësinë e këtij qyteti në veçanti.

Sigurisht që jeta profesionale e Miradie Gogës nuk ishte e tëra me lule ishte plote sfida e maltretuar e kërcënuar nga masat e dhunshëm serbe sepse ajo sikurse dhe të tjerët punëtorë shëndetësorë, kanë vuajtur e janë maltretuar në faza të ndryshme të kohës së para luftës, gjatë luftës etj.

Ishin të rënda kohët e okupimit serbe kur Miradije Goga del hapur kundër regjimit kriminal të Millosheviqit duke demantuar kohën e helmimit për çka ajo të ndiqet nga pushteti i atëhershëm serbe.

Nuk do ta zbrazin as presionet, as kërcënimet dhe as fushatat tjera denigruese të Serbisë, ajo e patrembur do të ndihmojë dhe përkrah çdo pacient e qytetar të Ferizajit dhe ky gjest i saj human e njerëzor s`ka se si të përshkruhet ndryshe, pos si një Motër me zemër të madhe që rrezatoi kurdoherë e dhanun për punë dhe e dhanun për profesionin e saj që aq shumë e deshi, gjithashtu e larguan masat e dhunshme serbe nga puna me gropën e pare të mantel bardhëve me 30.08.1990, qysh në fillim kur filloi largimi i punëtorëve shëndetësorë në Shtëpinë e Shëndetet në Ferizaj.

Neve si kolektiv Miradije Goga do të na mungojë shumë sepse vendi i saj do të mbetet i zbrazët, por në mendjet tona gjithmonë do na mbesin këshillat e saj të arta, fjalët e saja prej një eksperti të mrekullueshëm e cila nuk ndaloi së vepruari kudo në seminare, ishte ne trajnime studimore për trajtimin e personave me Çrregullime Mendore , si në Spanjë, Holandë, e kudo ku ajo shihte se ishte në interes të shëndetësisë së Ferizajit.

Miradie Goga për shumë vite ka punuar edhe si infermiere, edhe si Psikologe klinike edhe si menaxhere e Shtëpisë Integruese në Bashkësi, edhe ajo asnjëherë nuk bëri dallime, asnjëherë nuk tregoi pushtet mbi të tjerët, përkundrazi ofroi bashkëpunim dhe koordinim të punëve e projekteve të përbashkëta.

Andaj më lejoni që tani me zemër e respekt të pafund ta falënderojë Miradie Gogën për gjithçka që bëri për ne, për të tjerët dhe për shëndetësinë ferizajase e cila ka obligim ta njoh këtë kontribut të saj kolosal.

Miradie Goga tërë këtë frymëzim edhe profesional e patriotik e gjeti tek familja e saj, gjithashtu edhe te bashkëshorti i saj doktor Bahri Goga. Miradie Goga u rritë me ideale të forta familjare duke vazhduar suksesshëm rrugëtimin e saj Shkollën e Mesme të Mjekësisë së Përgjithshme e mbaroi në Prishtinë në vitin 1977, ku në atë kohë ishte gjenerata e katërtë e femrave Shqiptare që vazhdonin shkollimin me tutje, pastaj vazhdoi në Shkollën e lartë Pedagogjie në Gjilan.

Pas lufte vazhdoi me Fakultetin e Psikologjisë së Përgjithshme, sistemi katër vjeçar, që e kreu në Universitetin Shtetërorë të Tetovës në Fakultetin Filozofik, të Maqedonisë. Programi Studimore Psikologji e Përgjithshme ne USHT, 2007 – 2011 dhe Magjistraturë Psikologji Klinike në USHT – Maqedoni viti 2014, Tetovë.


Miradie Goga rrjedh nga një familje Arsimdashësi bujare intelektuale, atdhetare me bazë të mirë ekonomike nga familja Mehmeti e Behluli e cila ka dhënë dëshmorë gjatë luftës së dytë botërore anëtar të familjes Agja i saj i masakruare para shtëpisë, agja tjetër i burgosur, babai i saj i rrahur i maltretuar fizikisht me gjithë vëllezërit e familjen, gjatë asaj kohe në luftën e dytë botërore. Ndërsa në luftën fundit, 1999, djali i mixhës i burgosur nga pushteti i atëhershëm serb.
Miradije Goga gjithashtu nga familja e bashkëshortit të saj kanë dhënë 10 dëshmorë, pesë dëshmorë në Luftën e parë dhe pesë të tjerë në Luftën e Dytë Botërore. Familja e dr.Bahri Goges është themeluese e qytetit Ferizajit.

Rrugëtimi profesional i zonjës, Miradie Goga nis me punësimin e saj në vitin 1979 -1990 në Shtëpi të Shëndetit në Ferizaj.
Punoi në Shëndetësinë ferizajase para lufte si Infermiere, 3 vite në Mjekësinë e përgjithshme, 2 vite me nxënës shkollor, 2 vite me fëmijë parashkollor, 1 vit me specialistë të lamive të ndryshme, 4 vite me statistikën shëndetësore me regjione duke përfshirë 4 komuna, Shtimen, Kaqanikun, Shtërpcën, Hanin e Elezit.


Por me hyrjen e masave të dhunshme serbe, ku edhe largohet nga organet e dhunshme serbe, dhe largohet edhe nga puna, ajo kryente detyrat humanitare dhe kombëtare, duke u afruar ndihmë nxënësve të helmuar në atë kohë. Nga kjo kohë me largimin nga puna në vitin me 31.08.1990, pastaj prej vitit 1991 gjer 1999 punoi së bashku me bashkëshortin e saj Bahri Gogën, në një Ordinancë me barnatore edhe depo private të qytetit të Ferizajit, duke ju ndihmuar qytetareve.

Gjithashtu duke i furnizuar të gjitha ordinancat private, po ashtu edhe gjatë luftës duke i furnizuar ushtrinë në mal, në regjion të Ferizajit, poashtu edhe ushtrinë në Drenicë.

Mobi Casa

Periudha e helmimit të nxënësve vitin 1990 është edhe periudha më kritike për Miradije Gogën duke u maltretuar, kërcënuar nga organet e brendshme ku merret në pyetje nga policia serbe me 27.03.1990 në Ferizaj.

Koha e luftës dhe koha kur popullata shqiptare dëbohej nga Kosova shënon një moment tjetër të rëndësishëm për Miradije Gogën. Ajo me shumë peripeti e maltretime, kërcënime e gjithë familja arrin të dal në Maqedoni, me 27.03.1999 gjer 13.06.1999. ku edhe vendoset tek një familje shqiptare në Tetovë, një familje shumë bujare dhe fisnike.

Edhe në Maqedoni, Miradije Goga bashkë më bashkëshortin Bahriun, vendosin të punojnë në fushën humanitare, duke ndihmuar familjet e zhvendosura nga Kosova mbi 13 mijë persona, të vendosura në kampin e Radushës me Karitasin Gjerman, këtu punuan, gjer në përfundim të luftës në Kosovë prej 3.04.1999, gjer me 13.06.1999.

Gjithashtu gjate qëndrimit të luftës në Tetovë atë kohë ajo punon me Karitasin Gjerman në Kampin Radush, ku aty afër ishte një shkollë plotë me nxënës, ku ju ndihmuam punuam me teste psikologjike me vizatime duke ju ndihmuar popullatës shqiptare, me këshilla, me biseda individuale, shkak i luftës vuanin nga ankthi, stresi, traumat të luftës. Njëkohësisht nga përvoja që merr aty duke parë edhe rastet e rënda të traumave të luftës prej atij momenti i lind ideja, që kur të kthehet në Kosovë, do të punojë me klienta me çrregullime Mendore.

Nuk ishte aspak e lehtë për Miradije Gogën as koha e pas luftës dhe kthimi i saj në vendin e punës në QKMF në Ferizaj ku edhe punon nga datat 15.06.1999 deri në vitin 2001, duke punuar në qendrën e vaksinimit.

Edhe në atë kohë Miradija punon me vetëbesim të madh duke qenë në shërbim të shumë pacientëve duke pasur parasysh se gjatë kësaj periudhe popullata ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, nga përjetimi i luftës, ende nuk i dinin të afërmit e tyre, familjarët e tyre, ku gjenden, frigoriferët me disa të vdekur ishin të vendosur mbrapa QKMF.

Popullata vuante nga ankthi, stresi, depresioni, traumat e luftës, frika, të maltretuar, gjatë luftës të humbjeve (të zhdukurve), të familjarëve, të plagosurve, si edhe vdekjeve të shumë qytetarëve nga lufta.

Miradija dhe i gjithë stafi punojnë vazhdimisht edhe në teren duke ju afruar popullatës ndihmë dhe kujdes shëndetësorë, duke i Vaksinuar sipas Protokollit të vaksinimit, pastaj pas një viti me hapjen e Shëndetit Mendor kalon dhe punon në Qendër të Shëndetit Mendor në Ferizaj.

Miradija rrugëtimin e saj profesional e vazhdon në Qendrën e Shëndetit Mendor nga viti 2001 deri në vitin 2006, derisa nga viti 2006 deri në vitin 2019 punon si menaxhere e shtëpisë integruese në bashkësi në Ferizaj.

Dhe nga viti 2019 Miradija do te punoi në QSHM deri në pension gjer me 8.11.2023 .ku edhe la shumë gjurmë të pashlyera për çka do ti jemi mirënjohës përherë.


Miradije Goga padyshim që është shembull dhe model i një shërbyesi shëndetësor të devotshëm dhe shumë të respektuar brenda kolektivit. Në QSHM dhe ne SHIB në Ferizaj ajo bashkë me stafin do të jenë në shërbim të klientëve me Çrregullime Mendore, duke u dhënë atyre këshilla dhe kontrolla psikologjike, psikoterapi individuale, grupore, Psiko edukim familjar si edhe seanca të shumta Psikologjike etj, në shërbim të kujdesit, Shërimit, Rehabilitimit dhe Risocializimit të klientëve.
Për shkak të angazhimit të saj në sferën e politikës e angazhuar si Asambleiste në Kuvendin Komunal të Ferizajit, Miradije Goga me tërë qenien dhe përkushtimin e saj njerëzor e moral do ta përkrah dhe ndihmojë QSHM dhe SHIB, në Ferizaj, prej vitit 2001/02 gjer në vitin 2014.

Miradije Goga ka punuar në QSHM edhe si Koordinatore për Projekte ideore, gjithashtu edhe me mini projekte, në kuadër të Qendrës Mendore, për të ju ndihmuar klientëve me Çrregullime Mendore. Projekti i parë ideor ishte në vitin 2002, për Aneks kuzhinë në QSHM, për përgatitjen e ushqimit për klientet me Çrregullime Mendore. Fatmirësisht është realizuar. Ja tani sot e shfrytëzojnë një numër i madh i klientave që marrin ushqim çdo ditë dhe kanë një hapësirë të mjaftueshme për ushqim të klientave si edhe për stafin në atë shërbim të shëndetit mendor në Ferizaj.

Gjatë viteve 1991 – 1995, Miradije Goga merret me aktivitete në Forumin e Gruas, ku edhe ishte një kohë shumë e rëndë te ballafaqohesh nga pushteti i atëhershëm serb, duke mbajtur takime në çdo lagje, fshat e qytet.

Biografinë e saj e bënë edhe më të pasur vitet 2003 – 2008 ku punoi si anëtare e komitetit nga Kuvendi Komunal për barazi gjinore, kurse në vitin 2007 – 2014 si nënkryetare e Forumit të Gruas në Ferizaj dhe në vitet 2006 – 2016 si kryetare e Forumit të Gruas të nëndegës së dytë të qytetit.


Dhe në vitin 2007 – 2014 si anëtare e komitetit për personat me aftësi të kufizuara, e caktuar nga asambleja komunale, në Ferizaj.

Kuptohet para lufte prej vitit 1991 – 1999, Miradije Goga ndodhet kudo në teren duke u sfiduar duke kaluar me rrugëtime të rënda si femër, si nënë e katër fëmijëve, duke punuar si anëtare e Forumit të Gruas , në Ferizaj, gjithnjë e ndjekur nga sigurimi serb i asaj kohe.

Miradie Goga pas lufte ishte punëtore në QSHM dhe njëkohësisht ishte edhe Asambleiste e Kuvendit Komunal në Ferizaj, gjer vitin 2014. ku për asnjë moment nuk e harroi kolektivin e saj, përkundrazi e ngriti zërin sikur për çdo kërkesë të qytetarëve, gjithashtu edhe për QSHMB edhe për klientët me Çrregullime Mendore, është bërë ndarja e parcelës nga K. Komunal me 9.06.2003 për ndarjen e një lokacioni prej 10 ari vend që të ndërtohet një SHIB në Ferizaj. Gjithashtu edhe për lokacionin tjetër për ndërtimin e Shtëpisë së dytë Integruese i cili është ndarë 10 ari, vend me 30.09.2006 në Rrugën e Gjilanit “Rexhep Bislimi”, është realizuar nga K.Komunal në Ferizaj.


Fatmirësisht këto projekte janë realizua dhe u përkrahen nga gjithë Asambleja komunale në Rrugën “Uran Tinova” dhe tani e shfrytëzojnë 10 klienta me çrregullime Mendore, gjithashtu u punësuan një numër i stafit Infermjerik Shëndetësorë në këtë SHIB në Ferizaj.

Me hapjen e SHIB në vitin 2006, Miradie Goga punoi gjatë asaj periudhe dhe kontribuoi si udhëheqëse e Shtëpisë Integruese në Bashkësi në kuadër të QSHM, në Ferizaj.
Miradije Goga pas të gjitha këtyre sukseseve dhe kontributit të madh që dha në fushën e shëndetësisë dhe ngritjen e kapaciteteve e burimeve njerëzore do ta vazhdojë veprimtarinë dhe funksionin e saj si Menaxhere në Shtëpinë Integruese në Bashkësi gjatë viteve 2006 – 2019.

Edhe në këtë Institucion Miradija do të kontribuoi gjithashtu duke ju ndihmuar klientëve me organizatat Qeveritare dhe jo qeveritare, me mini projekte të realizuara në periudha të ndryshme kohore.

Janë të njohura projektet e viteve 2002, 2003, 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2014 dhe 2019, duke ndihmuar në shumë sektor bashkë me Kryqin e Kuq të Kosovës, Karitasin e Kosovës dhe shoqatën UCEF, Shoqata rinis e sportit, me K. Komunal, me drejtorin e Shëndetësisë, etj, etj.

Kontributi direkt i Miradije Goga në funksion të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në fushën e shëndetësisë arrin kulmin edhe në vitet 2002 – 2019, ku ajo realizon trajnime për shërbime dhe trajtim të klientëve me çrregullime mendore.

Miradija do të vazhdoj të jetë pjesë aktive dhe realizatore e shumë ideve konkrete në dizajnime të fushave të ndryshme duke filluar me trajnimet Studimore në Spanjë, pastaj trajnime Studimore në Holandë, trajnime studimore në Mitrovicë, trajnime studimore në Prishtinë, trajnime studimore në Ferizaj dhe trajnime studimore në Shqipëri.

Falë këtyre trajnimeve studimore të cilat janë meritë edhe për Miradije Gogen se bashku me stafin doli shumë e përgatitur në fushën e Psikiatrisë dhe të Psikologjisë sepse arriti të ngritët profesionalisht për të punuar për shërimin, trajtimin, Rehabilitimin dhe Risocializimin e klientëve me çrregullime Mendore në QSHM dhe SHIB në Ferizaj.

Miradije Goga funksionet e saja politike i shfrytëzoi për kërkesa të qytetarëve, gjithashtu për ta përkrahur shëndetësinë kosovare në të gjitha drejtimet, e në veçanti për Regjionin e Ferizajit.

Motra Miradije ty Urime nga zemra pensionimi i merituar dhe të dëshirojmë pleqëri të rehatshme pranë familjes e fëmijëve për të cilët bëre shumë dhe sakrifikove gjithçka./rajonipress/