ARKATANA

Pensionohet profesoresha Sabrije Sahiti, pedagoge dhe punëtore e palodhur

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Pas një pune mbi katër dekada (41 vite e gjysmë) në arsim është pensionuar profesoresha Sabrije Sahiti, profesoreshë e lëndëve ekonomike në SHME “Marin Barleti” Gjilan.

Në ditëlindjen e 65-të kolektivi i shkollës i kanë uruar pensionimin dhe ditëlindjen njëkohësisht. Profesoresha Sabrije ishte një punëtore, pedagoge dhe mësimdhënëse e afërt me nxënësit dhe kolektivin e shkollës.

Punoi me dekada me përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm për edukimin dhe arsimimin e shumë brezave.

E falënderojmë profesoreshën Sabrije për sinqeritetin, thjeshtësinë dhe përkushtimin në përmbushjen e misionit të shenjtë të mësimdhënësit.

Fundamenti

Të shumtë janë nxënësit që kanë pasur fatin të marrin mësime nga profesoresha Sabrije te të cilët ka skalitur mirësinë, kulturën dhe dijen. Kolektivi i shkollës do të ndihet gjithmonë krenar për punën dhe angazhimin e saj të palodhur në këtë shkollë. Do të na mungojë fryma pozitive, këshillat dhe sinqeriteti i juaj i përditshëm.

Ne koleget dhe kolegët do ta ruajmë një konsideratë të veçantë për fisnikërinë që të karakterizoi. Vlerësim për profesoreshën Sabrije për qetësinë, urtësinë, durimin dhe punën e palodhur deri në ditën e fundit të pensionimit. Puna shumëvjeçarë e profesoreshës nuk mund të shkruhet brenda këtyre rreshtave.

Profesoresha Sabrije do të mbetet gjithmonë e respektuar dhe pjesë e kolektivit tonë.
Tani pensionimi i juaj nuk përfundon por do të jetë një fillim i ri për të shijuar meritat e punës suaj.

Profesoreshë Sabrije e gëzofshi pensionimin, ju dëshirojmë shëndet dhe gëzime në jetë së bashku me më të dashurit tuaj.
Me respekt,
Drejtoria e shkollës!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.