UBT

Pensionohet profesoresha e Gjuhës Shqipe, e Gjimnazit “Zenel Hajdini”, Zize Ismajli

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Profesoresha e Gjuhës Shqipe në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, Zize Ismajli pas një karriere të gjatë në procesin mësimorë pensionohet duke lënë ditarin dhe nxënësit që aq shumë i deshti e i respektojë.

Zize Ismajli e lindur në Lutogllavë të Pejës e cila shkollimin e kreu në vendlindje dhe në Gjimnazin e Pejës. Profesoresha Zizë e cila ishte një nxënëse e dalluar me shumë sukses kreu në Universitetin e Prishtinës Fakultetin Filologjik, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.

E dashuruar pas dijës e nxënësve ajo mori ditarin në dorë në vitin 1991-92 në kohëra tejet të vështira kur regjimi serb kishte larguar nxënësit shqiptarë nga shkolla.

Profesoreshën Zize Ismajli edhe më shumë e frymëzojë mbyllja e shkollave shqipe ajo me tërë qenien e saj në mënyrë profesionale edukative dhe atdhetare dha kontribut të jashtëzakonshëm në “Shtëpi Shkolla”.

Respektin që kishte ndaj Gjuhës Shqipe profesoresha Zize dha një kontribut të çmuar tek dija e nxënësve si në anën edukative poashtu edhe atdhetare.

Mobi Casa

“Jam shumë e lumtur që karrierën time ja kam dedikuar nxënësve dhe shkollës shqipe dhe atdheut tim, ishte një ëndërr fëmijërore të cilën e realizova me shumë dashuri, nga zemra i falënderohem çdo nxënësi që pata mundësi ti jap mësim duke ju dëshiruar të gjitha të mirat në karrierën e tyre, i falënderohem poashtu të gjithë profesorëve e profesoreshave që në të mirë e në të keq së bashku i kaluam sfidat të cilat na vunë shumë herë në sprovë një falënderim të posaçëm dhe nostalgjik ia dedikoj bashkëshortit tim profesorit Ruzhdi Ismajli i cili poashtu ishte profesor i Gjuhës Shqipe, që së bashku kontribuuam për të mirën e arsimit të popullit shqiptar dhe jam krenare me punën të cilën e kemi bërë gjatë këtyre viteve” tha profesoresha Zize Ismajli.

Profesoresha Zizr Ismajli jeton e vepron në Gjilan është nënë e tre fëmijëve të mrekullueshëm Arbërit, Artës dhe Benit. Poashtu ajo sot është afër me shumë krenari e dashuri tek nipat e sajë Arti, Ari, Aldi, Arbesi, Benari e Rubeni.

Qyteti i Gjilanit dhe Gjimnazi “Zenel Hajdini”, duhet të jenë krenar me ish profesoreshën Zizë Ismajli, e cila një jetë të tërë ja kushtoi arsimit.

Profesoreshës Zizë Ismajli i dëshirojmë pensionim të rehatshëm në gjirin familjar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.