Uji Dea

​Pensionohet oficeri policor, Metush Maksuti, shërbeu me dinjitet dhe ndershmëri​

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Metush Maksuti kishte nisur punën qysh në vitin 1981 në Gjilan për të vazhduar duke dhënë kontributin e tij prej profesionisti dhe duke ofruar pozitivitet në ruajtjen e sigurisë, besimit dhe imazhit të Policisë së Kosovës. Vetë Metushi thotë se ka shërbyer me ndërgjegje dhe dashuri në këtë profesion, që nuk do e ndërronte me asnjë tjetër. Ta ruash, ndihmosh dhe zhvillosh shtetin tënd nuk ka më mirë shprehet ai.

Policia e Kosovës në Prishtinë dhe në Gjilan i ka ndarë dy mirënjohje paralele oficerit policor Metush Maksuti, i cili në fund të kësaj jave edhe doli në pension.

Vet Metush Maksuti është ndier falënderues që ka arritur me shumë nder e krenari të pensionohet nga një profesion që vërtet ka sjellur rreziqe në kohë të ndryshme.

Policia e Gjilanit ndërkaq i ka ndarë Mirënjohje për punën dhe angazhimin që ka ofruar Metushi, si pjesëtar i këtij institucioni për shumë vite.

Agim Lipovia komandant i stacionit policor në Gjilan në mirënjohje ka shkruar:”Dëshirojë të ju lavdërojë zyrtarisht dhe shprehi mirënjohje për kontributin e dhënë në Policinë e Kosovës, ju me punën tuaj keni treguar guxim dhe aftësi prej polici profesionist për të krijuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. Në këtë mënyrë keni ndikuar pozitivisht në rritjen e sigurisë, besimit dhe imazhit të Policisë së Kosovës” ka shkruar Lipovica.

Hidromorava

Metush Maksuti ka marrë edhe një Falënderim për kontributin, shembullin pozitiv dhe angazhimin në Policinë e Kosovës.

Ismet Hashani koleg dhe zëdhënës i Policisë në Gjilan thotë se të gjithë kolegët që kemi punuar me Metushin jemi krenar për punën e tij sepse ishte shembull i një kolegu të devotshëm, i qetë dhe i ndershëm.

Vetë, Metushi për rajonipress thotë se ka shërbyer me ndërgjegje dhe dashuri në këtë profesion që nuk do e ndërronte me asnjë tjetër. “Ta ruash, ndihmosh dhe zhvillosh shtetin tënd nuk ka më mirë” shprehe ai./rajonipress/