FITORJA

Pensionohet motra medicinale Nafije Qamili

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Nafije Qamili karrierën e saj në mjekësi e filloi në mars të vitit 1977 si motër kryesore e cila plot 45 vite i shërbeu me nder qytetarëve të Anamoravës e më gjerë me respektin më të madh.

Nafija në fillim të karrierës së saj ishte betuar në betimin e Hipokratit se me tërë dijen dhe qenien e saj do t`i shërbej pacientëve të saj.

Motra Nafije si motër kryesore kontributin e saj e dha me shumë dinjitet në Dispanzerin e fëmijëve poashtu edhe në QMF “Dardania”.

Gjatë karrierës 45 vjeçare Nafije Qamili shumë herë mori mirënjohje e falënderime të ndryshme si nga stafi i punës, poashtu edhe nga shumë qytetarë Gjilanas.

Nafije Qamili ndoqi shumë trajnime profesionale në Gjilan, Prishtinë si dhe trajnimin dy javor në Dortmuth të Amerikës, poashtu udhëhoqi e ligjëroi në shumë seminare të ndryshme të organizuara.

ARKATANA

Nafije Qamili ishte shumë e afërt me gjithë stafin e punës poashtu edhe me pacientë, ajo i këshilloi me mirësjellje e pedantëri. “Ishte një moment emocional të largohesh nga një vend ku ke kontribu një gjysmë shekulli, nuk është e lehtë, do të më mungojnë shoqet, shokët, pacientët e qytetarët, ndihem krenare që tërë dijen time që e pata ja dhurova pacientëve të mi, qytetarëve të Gjilanit e shtetit të Kosovës, gjerë në frymën time të fundit me shumë krenari do t`i kujtojë këto 45 vite që ja fala popullit tim”, ka thënë ish-motra kryesore, Nafije Qamili.

Me rastin e pensionimit kolektivi QMF “Dardania’, në shenjë të falënderimit për kontributin e dhënë kanë organizuar një përshëndetje kolektive duke i uruar Nafijës shëndet të plotë gëzime e suksese në jetë duke theksuar se Nafija do t’ju mungon shumë.

Qyteti i Gjilanit duhet të mburret me Nafije Qamilin e cila plot 45 vite ishte shembull për të mire.

Ndërsa ne, motrës medicinale Nafije Qamilit i urojmë pensionim të këndshëm në gjirin familjarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.