UBT

Pensionohet Metush Islami, punëtor i dalluar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, me rastin e pensionimit të Metush Islamit, punëtor i dalluar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, ka organizuar një event rasti, ku përveç administratës së KBI-së morën pjesë edhe imamët e komunës sonë.

Kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu, foli për punën e palodhshme dhe sjelljen e dalluar të haxhi Metushit prej kur ai është i angazhuar në këtë detyrë e deri më tani.

KKVITI

Me këtë rast edhe i ndau mirënjohje për kontributin e tij të pashoq e deri në ditët e sotme.
Metush Islami falënderoi kryetarin e KBI-së dhe të gjithë kolegët e punës për bashkëpunim, duke e lutur Allahun që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në mes të punëtorëve të tjerë njoftoi Agim Hyseni./rajonipress/