UBT

Pensionohet Hyrije Baftiu, e cila për 20 vite punoi e përkushtuar dhe e palodhur

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sot, festuam datëlindjen dhe njëherit pensionimin e zyrtares së bibliotekës “Fan S. Noli” në Gjilan, znj. Hyrije Baftiu. Kryetari komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri nëpërmjet drejtoreshës së DKRS-së, Deniza Limani, e falënderoi znj. Hyrije për kontributin 20 vjeçar te cilën me punë dhe përkushtim të palodhur i shërbeu nxënësve dhe studentëve të komunës së Gjilanit.

Hyrije Baftiu, librare – ka lindur në vitin 1954 në fshatin Livoç i Ulët, në familjen e mirënjohur Elezi. Ajo kreu shkollën fillore në vendlindje në fshatin Livoç, ndërsa shkollën e mesme në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, drejtimi Kulturor. Hyrije Baftiu vazhdoi studimet në Fakultetin e Jurisprudencës, por për arsye të disa rrethanave nuk mori diplomën edhe pse përfundoi të gjitha provimet e këtij fakulteti. Është grua e nënë e dëshmorëve dhe gjithashtu nënë e një djali (Korabit dhe Kosovares).

Znj. Hyrije filloi punën në Bibliotekën e Qytetit “Fan S Noli”, në vitin 2001, dhe që nga ajo kohë është angazhuar pandalur në aktivitetin e saj si librare e zellshme dhe shumë pedante.

Uji Dea

Kolegët e bibliotekës ia urojnë 65 vjetorin si dhe pensionim të rehatshëm.
“Faleminderit shumë për angazhimin tënd e dashura znj. Hyrije, nxënësit dhe studentët u inspiruan me punën tënde të palodhshme, motivin se shkollimi dhe leximi janë arma më e fortë e luftës për jetën” deklaroi Deniza Limani.

Kurse Qazim Azizi ka shkruar:
Të nderuar studentë, lexues e kolegë te Biblioteke se Qytetit ” Fan S Noli” sot shkoi ne pension kolegia jone znj Hyrije Baftiu..Te faleminderit Hyrije..!
znj. Hyrije…. !
Urime ditëlindja, dhe shumë ditëlindje tjera të gëzueshme…
Dua që në emër timin e të kolegëve dhe të gjithë të pranishmëve me këtë rast të uroj edhe për pensionimin tënd.
Paç një jetë dhe pleqni të qetë dhe të rehatshme..!.
Të nderum studentë/ lexues dhe kolegë të nderum nga Drejtoria e kulturës,
Ju falënderoj shumë që keni ardhë sot për t’u përshëndetur me znj. Hyrije..
Siç e dini, Hyrija ka ba këtu në këtë institucion / në bibliotekë, më shumë se 20 vjet punë.
E duke cituar një autor i dashur për mua dhe njohur në këtë rast, duke e përshkru si do të dukej parajsa pati thënë:
“Nëse do të mund ta doja apo përshkruaja se si është a si funksionon parajsa atëherë do të më duhet të them se ajo duhet të jetë si Biblioteka”…!
-E nderume Hyrije siç na ke pohu edhe ti shpesh, ti e gjeje qetësinë shpirtnore pikërisht këtu në Bibliotekë.
-Pranë studentëve -Pranë librave e rafteve të librave -Afër shfrytëzuesve dhe anëtarëve të bibliotekës duke kalu këtu mbi;
-20 vjet punë..
-Mbi 240 muaj apo
-Më tepër se 10 mijë ditë, e posaçërisht ditët e shtuna të cilat askush nuk do me i kalu ne punë.
Unë të falënderoj për këtë edhe në emër të studentëve të cilët sot janë prezent…!
Por, për të gjitha këto vjet Hyrije, ti ke pasur edhe një privilegj, përveç punës tënde të palodhshme …
-tash du me të përkujtu edhe pasionin tënd- leximin apo të pasurit privilegj të çdo Libri të Ri që ka hy në Bibliotekë – ku së pari arrinte në dorën tënde dhe kjo është një gjë që rrallë që kushdo se përjeton në jetë….!
Faleminderit Hyrë..!
Korab e Kosovare, tani ne po ju kthejmë mamin pak më shumë në shtëpi dhe gjirin tuaj…ka shkruar Qazim Azizi./rajonipress/