UBT

Pensionohet edhe gjyqtari Ramush Ademi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjyqtari Ademi ka punuar gjyqtar në departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Më poshtë po e japim një biografi të shkurtër:
Ai diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1980, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2010.

Praktikën profesionale ai e kreu në Gjykatën Komunale në Gjilan, nga viti 1980 deri në vitin 1981.

Menjëherë pas përfundimit të praktikës profesionale u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje ku punoi dy vite me radhë.

Kurse prapë në periudhën 1988-1990 dhe në periudhën 2000-2010 gjyqtari Ademi ka punuar si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Gjilan.

Mobi Casa

Gjithashtu ka shërbyer administrator i Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Gjilan nga viti 2011 deri në 2012.

Në gusht të vitit 2012 përsëri ka filluar të punojë si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje dhe ka vazhduar deri në dhjetor të po të njëjtit vit.

Me datë 01.01.2013 u emërua gjyqtar në departamentin e përgjithshëm – divizioni për kundërvajtje të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Përveç punës në gjykatë, gjyqtar Ademi ka qenë dhe sekretar i Administratës dhe Buxhetit të Kuvendit Komunal Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.