ARKATANA

Pensionohet Agron Uka, mbi 25 vite ofroi dijen profesionale, guximin dhe përkushtimin maksimal në favor të drejtësisë

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Agron Uka një nga prokurorët e rrallë në Kosovë, që ka hetuar krimet e luftës dhe ka hetuar shumë figura publike e politike dhe njerëz të krimit të natyrave të ndryshme penale është pensionuar të premten, duke lënë pas vetës një bagazh të qëndrueshëm në rrafshin profesional, me një përvojë e guxim të pashoq, për të sjellur para drejtësisë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.

Agron Uka është përshëndetur me kolegët e tij këtë të premte, për të vazhduar rrugëtimin tutje, pasi nga sot është pensionuar, por duke lënë pas vetës një karrierë të pasur vlerash, të shoqëruar me guxim, dije, dashuri e përkushtim të madh profesional.

Arben Kadriu kryeprokuror në pritjen lamtumirëse ka thënë se Agron Uka ka dhënë kontribut të madh në konsolidimin e institucioneve të Drejtësisë, në ngritjen e cilësisë dhe profesionalizmit brenda Prokurorisë së Gjilanit.

Agron Uka ndryshe ka pasur një performancë të mirë në karrierën e tij, ka ditur ta godas krimin në kokë dhe mos të ketë frikë nga krimi i nëntokës. Thjeshtë Agron Uka ka ofruar siguri për të gjithë ata që ishin palë të dëmtuara ose viktima të krimit të të gjitha llojeve.

Mbi të gjitha Agron Uka është marrë me krimet e luftës dhe nuk është frikësuar, nënshtruar e as dorëzuar kurrë as para OSBE-së, UNMIK-ut e EULEX-it. Ka hetuar rastet që i ka pasur në dorë dhe ka ngritur aktakuza përkundër presioneve që vinin nga faktori ndërkombëtar.

Pothuajse mbetet i vetmi prokuror që ka ngritur aktakuza për krime lufta, dhe është ndër të vetmit që është marrë me Masakrën e Llashticës dhe është ndër të vetmit që ka hetuar dhe akuzuar profile të larta të zyrtarëve të lartë për ryshfet e korrupsion.

Agron Uka ka pasur guximin të trajtojë me ndershmëri dhe profesionalizëm rastet e krimeve të luftës. Të tjerët iknin nga kjo përgjegjësi, arsyetoheshin se nuk na lejon UNMIK-u.

Agon Uka vazhdon të mbetet prokurori më i guximshëm sepse me vite të tëra është marrë me krimet e luftës. Është i vetmi prokuror që ka ngritur aktakuza kundër të dyshuarve serb për krime të luftës. Agroni nuk është frikësuar as në kohën e UNMIK-ut, as në kohën e OSBE-së, derisa të tjerët e futnin kokën nën tavolinë.

Eco Higjiena

Agron Uka nuk u dorëzua në asnjë periudhë. Hetoi krimet në Llovcë, Zhegoc, Zhegër, mblodhi informata e prova, lëshoi fletë arreste për serbët e dyshuar. Derisa gjeneratat e reja të prokurorëve, as në ëndërr se mendonin këtë punë. Edhe tash së fundit Agron Uka e hodhi poshtë një kallëzim penal të Millosh Jokiqit i dyshuar dhe dënuar për krime të luftës i cili akuzonte Hysen Ymerin për nxitjet të urrejtjes.

Agron Uka edhe tani ishte ndër prokurorët e vetëm që goditi krimet e rënda dhe nuk lëshonte pe.

Prokurori Agron është i vetmi që ka marrë deklaratën e dëshmitarit kryesor Deli Hyseni dhe të tjerëve, kur të tjerët kanë heshtur dhe kanë qen servil të UNMIK-ut dhe OSBE-së, prokurori Agron nuk ka qëndruar anash, por ka luftuar me çdo kusht, që krimet serbe të hetohen dhe të dyshuarit të dalin para drejtësisë.

Jo vetëm me krimet e luftës, por Agron Uka ka pasur guximin të hetojë dhe ngritë aktakuza për shumë zyrtar të lartë komunal, duke mos harruar as luftën dhe betejën e tij kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikimit me qenie njerëzore dhe prostitucion.

Ndryshe, Agron Uka është magjistër i shkencave juridike, që nga viti 2000, ku nga dita e parë kur është hapur Gjykata e Gjilanit është kyçur fillimisht në gjykatë për katër vite, ndërsa nga viti 2004 prokuror i shtetit dhe njëkohësisht nga viti 2010 ligjërues në kolegjin “Arbëri”, në Gjilan dhe trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Është marrë me lëndë të rënda të krimeve të luftës dhe të llojeve të ndryshme të vrasjeve dhe veprave të keqpërdorimit të detyrës zyrtare me një bagazh të gjatë të përvojës e guximit dhe dijes profesionale dhe guximi i një çerek shekulli rreth 25 vite, duke lënë një bagazh të mrekullueshëm kur dihet fakti se i njëjti rrjedh nga një familje patriotike dhe atdhetare dhe kontributi i tij ka lënë mbresa për sistemin e drejtësisë në përgjithësi./rajonipress/