UBT

Pensionistët të kënaqur me tretmanin që u bëjnë institucionet komunale

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Xhemajl Salihu me bashkëpunëtor kanë vizituar sot Shoqatën e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Gjilan.

Me këtë rast kryetari Mustafa tha se ka ardhur sot këtu për të parë nga afër gjendjen në këtë shoqatë. “Është kjo një vizitë në funksion të konstatimit të nevojave të shoqatës, siç e bëjmë gjithnjë, është poashtu në funksion të bashkëpunimit dhe komunikimit që e kemi me vite të tëra është ky një komunikim i rregullt dhe tradicionalisht i mirë” tha Mustafa.

“Ne si komunë në baza vjetore ju ndihmojmë shoqatës së pensionistëve me mundësitë që i kemi në qeverisje. Asistojmë me karburant për ngrohje gjatë dimrit, mundohemi që t’ju paguajmë energjinë elektrike sepse këta nuk mund t’ia dalin me të hyrat e vogla që i kanë prej disa hapësirave që i lëshojnë me qira. Si shoqatë janë aktiv dhe përkujdesen secilën ditë për anëtarët e vet, kanë akomodim ditorë, ku mblidhen numër i madh i pensionistëve, luajnë lojëra të ndryshme etj. Ne po përpiqemi që ta incizojmë gjendjen sepse infrastruktura nuk është më së miri, për t’i rinovuar pak këto hapësira në mënyrë që ta kenë sa më mirë që është e mundur në këto kushte të Gjilanit dhe Kosovës. Po tentojmë që këtë gjendje të cilën e kemi në Gjilan dhe Kosovë, ta ndajmë së bashku”, tha Mustafa.

Eco Higjiena

Ndërsa Jonuz Emini kryetar i Shoqatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Gjilan, tha se është shumë i kënaqur që sot për vizitë tek ta, ka ardhur i pari i Komunës së Gjilanit. “Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë si shoqatë me Komunën e Gjilanit. Deri më tani Komuna vazhdimisht na ka ndihmuar dhe u jemi shumë mirënjohës. Kemi ndihma të shumta materiale që ka ndarë kryetari i Komunës për neve si shoqatë. Tani kemi edhe vizitat e rregullta javore nga mjeku, në shoqatën tonë të cilën e ka mundësuar komuna. Ai bënë kontrollimin e pensionistëve, por bëhet edhe ndarje e barnave esenciale për pensionistët e Komunës së Gjilanit. Kemi edhe shumë ndihma të tjera si në rrymë, ngrohje dhe tash që kryetari na premtoj mundësinë që në hapin tjetër do ta bëjë renovimin e objektit i cili është shumë i shkatërruar dhe ka shumë nevojë për një gjë të tillë” ka thënë Emini.

Nga ana e tij Xhemajl Salihu, Drejtor i drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale tha se në planifikimin vjetor ne e kemi parasysh edhe shoqatën e pensionistëve. “Nga mjekët e QKMF-së u mundësojmë kontrollime pa pagesë dhe normalisht me pajisje me barëra etj. Poashtu edhe në projektet tjera siç është dimërimi, ne i ndihmojmë pensionistët, konform mundësive që i kemi” tha Salihu./rajonipress/