KKVITI

Pensionistët së shpejti mund t’i tërheqin pensionet përmes kartelave bankare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Për t’iu shmangur radhëve të gjata para sporteleve të bankave në kohë pandemie pensionistëve pritet t’u mundësohet tërheqja e pensioneve përmes kartelave bankare.

Kështu është premtuar sot gjatë një takimi që ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pasur me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, transmeton “Zeri.info”.

ARKATANA

Sipas një komunikate nga MPMS-ja, thuhet se Reçica ka gjetur mbështetjen e plotë të guvernatorit lidhur me gatishmërinë dhe vullnetin e tij që sa më parë të gjithë pensionistëve në Kosovë t’ua mundësojnë tërheqjen e pensioneve dhe kryerjen e shërbimeve tjera përmes kartelave bankare, si dhe janë dakorduar për të gjetur mundësitë për t’i liruar plotësisht nga të gjitha provizionet e tanishme.

“Kjo do të jetë një e mirë e dyfishtë, sepse me jetësimin e këtij prioriteti kjo kategori shumë e respektuar e shoqërisë sonë sadopak i shmanget edhe rrezikut të prekjes me COVID-19 dhe rreziqeve tjera shëndetësore përmes pritjeve të gjata nëpër sportele bankare”, ka thënë ministri Reçica gjatë këtij takimi. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.