Pensionistët përfitojnë zyre në Artanë

Gjilan – Këshilltarët komunal të Artanës në seancën e fundit pos aprovimit të raportit financiar me shumicë votash ka vendosur që pensionistëve të Artanës tua japin një zyre në shtëpinë e Kulturës në këtë komunë.
Pensionistët e Artanës tani kanë ku mund të bëhen bashkë pasiqë një vendim i fundit i Asamblesë Komunale ua ka mundësuar atyre që të kenë një zyre në shtypin e kulturës në Artanë.
Të gjithë këshilltarët komunal e kanë përkrahur këtë kërkesë derisa ata kanë aprovuar edhe raportin financiar të tremujorit të dytë, vendimin për ankand publik për tregun e kafshëve në Llabjan, vendimin për kërkesën e pensionistëve për dhënien në shfrytëzim të një zyreje në shtëpinë e kulturës në Novobërdë si dhe vendimin për Aprovimin e Rregullores së Zyrës për Barazi Gjinore.
Në këtë seancë kanë marrë pjesë edhe zëvendës kryesuesi i kuvendit , kryetari i komunës Bajrush Ymeri , Drejtorët e Drejtorive, përfaqësuesi i OSBE-së , Edmond Hyseni si dhe zyrtar të tjerë komunal.
Driton Mustafa zyrtar i lartë financiar ka bërë prezantimin e raportit financiar të tremujorit të dytë të vitit 2013.
Kurse Zyrtarja për Barazi Gjinore , Sadbere Vllasaliu ka prezantuar Draft Rregulloren për Barazi Gjinore ku me këtë rast theksoi se ne si komunë e kemi parë të arsyeshme që zyra për barazi gjinore të del me një rregullore të vetën e cila përmban ligje dhe nene në kuadër të ligjit për barazi gjinore.
Ajo tha se kjo rregullore parasheh fuqizimin e femrës në të gjitha fushat e jetës. Vllasaliu tha se kjo rregullore ka një theks të veçantë fuqizimin e femrës në të gjitha fushat e jetës dhe parasheh një trajtim të barabartë në të dyja gjinitë dhe gjithë ne e dimë që barazia gjinore është një parakusht në tërë shoqërinë tonë ka thënë ajo./rajonipress/