Uji Dea

Pensionistët gjilanas protestojnë edhe para zyrës së kryetarit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pensionistët gjilanas të hënën kanë protestuar para zyrës së kryetarit siç thanë ata për të treguar për gjendjen e vështirë të kësaj kategorie. Muharrem Bajrami dhe Ragip Abazi në emër të organizatorëve kanë kërkuar nga Qemajl Mustafa që të flas para tyre dhe të tregoj se sa herë e ka ndihmuar këtë kategori.

Pensionistët gjilanas edhe të hënën kanë vazhduar me protestën e tyre paqësore për të sensibilizuar gjendjen e rëndë të kësaj kategorie në tërë Kosovën.

As shiu nuk i ka ndalur pensionistët gjilanas që të protestojnë para zyrës së kryetarit të Komunës. Muharrem Bajrami dhe Ragip Abazi në emër të organizatorit thanë se janë para zyrës së kryetarit për të treguar se gjendja e tyre është e mjerueshme.”Le të del kryetari i komunës dhe të tregoj se sa herë e ka ndihmuar këtë kategori” tha Muharrem Bajrami.

Mobi Casa

Ragip Abazi ndërkaq ka përmendur disa nga kërkesat kryesore të kësaj proteste duke filluar nga ligji mbi pensionet, gjendja e vështirë materiale, tretmani jo i duhur i institucioneve ndaj pensionistëve etj.

Pensionistët gjilanas pritet që protestën e tyre ta përmbyllin me marshin përfundimtar që pritet të mbahet në Prishtinë. /rajonipress/