UBT

Pensionistët gjilanas nuk rehatohen, akuzojnë njëri tjetrin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Derisa Jonuz Emini si kryetar i organizatës komunale të pensionistëve në Gjilan kishte ngritur kallëzim penal ndaj Muharrem Bajramit e që ky i fundit doli të jetë i pastër, tani Muharrem Bajrami ka ngritur një kallëzim penal kundër Jonuz Eminit duke kërkuar nga hetuesit që të rishikohet e tërë veprimtaria dhe ana financiare e kësaj organizate e cila sipas Bajramit ka pasur buxhet të madh , derisa llogari nuk i ka dhënë askujt.

Pensionistët gjilanas që përfaqësohen nga dy organizata ajo e Organizatës Komunale të Pensionistëve krahu i Jonuz Eminit dhe Shoqata Sindikale e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës që kryesohet nga Muharrem Bajrami kanë vazhduar me akuza nga më të ndryshmet.

Jonuz Emini e kishte akuzuar Muharrem bajramin për keqpërdorim të pozitës dhe madje ishte hetuar nga policia dhe prokuroria e cila në mungesë të provave e kishte hedhur poshtë kallëzimin penal kundër Bajramit.

Por tani Muharrem Bajrami është ai i cili po kërkon llogari nga Jonuz Emini. Bajrami për rajonipress thotë se Gjilani edhe pse i ka 3000 pensionist dhe invalid të mirat e kësaj kategorie tash e 14 vite i përdor vetëm Organizata Komunale e Pensionistëve.”Jonuz Emini dhe stafi i tij kanë paga mujore derisa për këto vite kanë harxhuar hiq më pak 260 mijë euro. Të hyrat vjetore të kësaj organizate janë 18600 euro” ka thënë Bajrami.

FIDANISHTJA

Sipas Bajramit , Jonuz Emini vazhdon të keqpërdor të gjitha objektet e ndërtuara nga fondi pensional i ish BVI-së.”Për 14 vite organizata e Jonuz Eminit askujt deri tani nuk i ka dhënë llogari për dhënien me qira të objekteve siç janë restoranti i pensionistëve, lokalet tek argjendarët dhe një qebaptore”.

Bajrami tha se me kohë ka kërkuar hise organizata e tij që të përdor këto objekte sepse janë mundi dhe djersa e tërë pensionistëve gjilanas, por kërkesa e tij ka hasur në vesh të shurdhër. “Ne detyrohemi të punojmë në kushte të mjerueshme kurse Jonuz Emini ka lokale dhe lëshon edhe me qira”.

Bajrami tha se këtë kallëzimin penal kundër Jonuz Eminit tashmë e ka deponuar tek njësia e krimit ekonomik në Gjilan dhe Prokurori.”Unë kërkojë hetim profesional dhe të pa paragjykuar sepse në pyetje është dinjiteti i pensionistëve gjilanas” tha Bajrami./rajonipress/

Mund të ju interesoj: